Pesimiste

Kultura

Pesimiste

Nga: Musa Ahmetaj Më: 5 maj 2021 Në ora: 20:28
Musa Ahmetaj

Të gjithë gomarët
Të gëzuar ishin tubuar
Për mjeshtrin e samareve
Jetë kur kishte ndërruar

Disa propozonin
Vendime për të marrë
Deklaroheshin të gëzuar
Për neve nuk ka më barrë

Njëri deklarohej
S,kam pushuar ditë as natë
Për peshën që kam bartur
Kurrë nuk ma kanë matë

Më në fund mori fjalën
Gomari i thinjur dhe plak
Tashti vjen mjeshtëri ri
Të gjithëne na hynë në ha

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat