Buzëqeshja

Kultura

Buzëqeshja

Nga: Arben Kurteshi Më: 6 maj 2021 Në ora: 15:07
Arben Kurteshi

Buzëqeshja bën mrekulli dhe përshtypja e parë është thelbësore⁉

Të gjithë e dimë se buzëqeshja nuk njeh gjuhë, komb, rasë, religjion apo gjini; buzëqeshja tejkalon të gjithë kufijtë, dhe na lidhë me tjetrin.

Veprimet flasin më qartë se fjalët thotë; dhe një buzëqeshje thotë shumë më shumë se fjalët, buzëqeshja në çdo gjuhë të botës thotë: Më pëlqen ti, po gëzohem që të shoh ty.

Psikologu i njohur Amerikan James McConnell, nga Universiteti Miçigen, ka thënë: Njerëzit që buzëqeshin janë menaxherë, shitës, mësues më të suksesshëm dhe rrisin fëmijë më të lumtur.

Dhe jo vetëm kjo:

Qysh në vitin 1928, shkencëtari amerikan Walsh supozoi se sistemi imunitar aktivizohej kur një person qesh shpesh dhe rregullisht.
Ky hulumtim është përsëritur disa herë më vonë dhe ka treguar të njëjtat rezultate.

Buzëqeshja është mrekulli

„Në atë ditë që nuk buzëqesh është një ditë e humbur“.
„Charlie Chaplin“

Unë mund të them se, të gjitha gjuhët janë të bukura mu si lulet në një kopsht ngjyra-ngjyra, por një gjuhë e kuptojnë të gjithë, atëherë kur qesh fytyra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat