Kujtime nga fëmijëria-Dhurata

Kultura

Kujtime nga fëmijëria-Dhurata

Nga: Dibran Demaku Më: 7 maj 2021 Në ora: 11:49
Dibran Demaku

Gjysëmvjetori shkollor klasën tonë(ishim në klasën e katërt të fillores)na gjeti pa mësues.Gjatë pushimeve dimërore,mësuesi ynë kishte kaluar në një shkollë tjetër dhe ne kishim ngelur pa mësues.Drejtoria e shkollës ku mësonim ne nuk po arrinte të gjente mësues për ne dhe kishte zgjedhur një zgjidhje tjetër për klasën tonë:në gjysëmvjetorin shkollor të mbetur ne do të na jepnin mësim mësuesit e ciklit të klasëve të larta të fillores.Ishte ky një privilegj apo mangësi për klasën tonë ne nuk e dinim.

Përveq kësaj ne nuk kishim një mësues të kujdesej për ne,por shumë të tillë.Dhe siç ka treguar jeta nganjëherë shumica(si në rastin tonë)nuk e kryente si duhet atë rolin e pakicës(të një mësuesi).

Megjithate klasa jonë do të tregonte sukses të lakmueshëm në mësime,për çfarë tregonin dhuratat e shumta(libra) të fituara nga ne.
Dhe është e natyrshme që ne na gëzonte fakti që ne do të merrnim dhurata.Prisnim momentin kur do të na thërrisnin një nga një me emër dhe mbiemër të merrnim dhuratat e merituara dhe së bashku me ne do të gëzonin edhe prindërit tanë,do të gëzonin edhe vëllezërit e motrat tona më të rritura.

Dhe do të vinte radha jonë.Do ta merrte dhuratën(librin) i pari,i dyti, i treti.Tek i katërti do të ndoshte një skenë e pakëndshme.Nxënësi (shoku ynë i klasës)derisa po priste të merrte dhuratën nga duartë e mësuesit që i jepte dhuratat,do të hynte në mes drejtori i shkollës dhe do të ia rrëmbente mësuesit dhuratën(librin nga dora)dhe me librin në dorë do t‘i drejtohej masës:-Më vjen keq,por këtë libër(dhuratë)të merituar nuk mund ta marri me vete derisa prindërit e tij të paguajnë lekët për librat që nxënësi në fjalë i kishte marrë nga shkolla në fillim të vitit shkollor.

Nxënësi(shoku ynë)që kishte dalë i qeshur dhe i gëzuar të merrte dhuratën,filloi të qante me lot që i shkonin faqeve.Në masën e madhe nxënës,prindër,mësuesë mbretëroi një heshtje e nderë.Dëgjoheshin vetëm ofshet e shokut tonë që kishte marrë një goditje të rënd në ditën e gëzimit më të madh të tij.

Mësuesi që shpërndante librat(dhuratat)në mënyrë të befasishme do të ia rrëmbente drejtorit librin(dhuratën)nga duartë dhe ashtu në mënyrë të befasishme do të ia lëshonte në duar nxënësit që ende nxirrte lot nga sytë.Pastaj drejtorit (që ishte i befasuar nga gjesti i mësuesit)dhe masës që po sodiste në heshtje do t‘i drejtohej me fjalët:-Librin(dhuratën)ky nxënës e ka merituar për angazhimin dhe punën e tij në mësim dhe askush nga ne nuk ka të drejtë të ia mohojë,as edhe drejtori!

Nxënësi (shoku ynë)i lumtur që e mori dhuratën e tij iku dhe zuri vend tek prindërit(të cilët kishin ulur kokën dhe nuk dihej nëse i gëzoheshin dhuratës së të birit pas ngjarjes së ndodhur.

Ishin edhe dy nxënës (shokë tonë)që do të merrnin dhuratat e tyre,pastaj vinte radha ime.Gjithë gëzimi për dhuratën(që mund edhe të mos e merrja,sepse edhe vëllai im më i madh nuk i kishte paguar shkollës lekët për librat)u shua në mua.Po bëja luftë në vetën time se nëse duhej të qëndroja aty derisa të më thirrej emri apo të ikja sa më parë.Megjithate,nuk di nga frika apo guximi,por vendosa të qëndroja.Kur mësuesi që shpërndante dhuratat përmendi emrin tim(unë ktheva kryet së pari nga vendi ku rrinte drejtori,dhe meqë ai nuk po lëvizte nga vendi e kuptova se nuk do të dilte para masës që të prishte gëzimin tim)me hapa të vegjël,por të sigurtë.Mësuesi pasi më afroi afër dhe mbështeti faqen e tij mbi timen më dha dhuratën dhe më tregoi me dorë se isha i lirë të shkoja në vendin tim.

(Atë dhuratë e kisha ruajtur me zili deri në luftën e fundit.Piromanët serbë e dogjën dhratën time me shumë libra të tjerë...).

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat