Si çdo herë

Kultura

Si çdo herë

Nga: Musa Ahmetaj Më: 11 maj 2021 Në ora: 21:23
Ilustrim

Politikani si çdo herë

Edhe mbrëmë bëri bujë

Në sofër me hoxhallarë

Ju vërsulë shishës me ujë

 

Provoi hurmat dhe llokumet

Madje i erdhën shumë pjata

Për çudi të të pranishmëve

Asnjë nuk i ktheu të thata

 

Buzët dhe gishtat i fshinte

Me ca faculeta nga letra

Me gojë e me duar thoshte

E shijshme, le të vijnë tjetra

 

Pastaj dikur mori edhe fjalën

Zoti ua pranoftë, juve këtë agjërim

Për taksapaguesit tanl shkon

I veçantë një falenderim-amin

 

Të pranishmit nuk e kuptuan

Vërtet ky dai, a ka agjëruar

Por, në mënyrën më të mirë

Institucionin e ka përfaqësur

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat