Mall dhe nostalgji

Kultura

Mall dhe nostalgji

Nga: Agim Zeka Më: 13 maj 2021 Në ora: 20:01
Agim Zeka

Një ditë mëngjesi në largësi

Larg shumë larg

Përtej adriatikut

I zgjuem herët në mëngjes

Me një kafe përpara

Cigaren e kam ndezur

Shikoi tymin e duhanit

Që del nga goja ime

Tymi po ngjitet me shpejtësi

Shpejtësi marramendëse

Ngjitet larg, shumë larg

Shkon atje ku mendoi unë

Në Dardani e Shqipëri

Gjakovë në vendlindjen time të dashur

Atje të vendi i shqiponjave

Shtangur kam mbetur tuj shiku

Shikoi larg, shumë larg

Sytë e mi duan të ushqehen

Por nga këtu larg nuk ushqehen dot

S'gjejnë ushqimin e tyne

Kërkojnë të ushqehen

me natyrën e bukur pitoreske të vendit tim

Siç janë ushqyer më parë

Atje ku të imponuar e të shtyer padrejtësisht nga të tjerët

Para më shumë se tri dekada, pa dashje lamë vendin tonë

Të parët tanë, tokën e bekume

Lumnej, bjeshkë, fusha e ara

Duket se më mungon shikimi

Por, shikimin e kam

Këtu s'shoh asgjë, askënd

Gjithçka më duket e huaj, e ftohtë

Pa ndjenjë gëzimi e buzëqeshje

S'shoh bukuritë përrallore

Bukuritë e fëminisë time

Bukuritë e ëndrrave të mia

Bukuritë e vendit tim të dashur, Gjakovës

Sytë shikojnë çuditshëm

Shikojnë e depërtojnë

Me mprehtësi si shpata

Duket se kanë prerë bjeshkët

Kapërcejnë kodra, fusha, male

Kanë shterrë detin, oqeanin

Lumenjt, liqejt,

Depërtojnë e depërtojnë

S'ka të ndalun shikimi i mprehtë

Lotë e tij shkrijnë gjithçka

Gjithçka që u del përpara

Kanë mall të pashuar

Janë mbushur plotë mall

Lotojnë deri sa të shtërrohen

Nuk ushqehen, s'shërohen dot

As atëherë kur krejtësisht mbyllen

MBYLLEN PËRGJITHMONË!

Falënderim dhe mirënjohje për poetin e spikatur Z. Agim Desku!

Vargje përshëndetëse!

Agim Desku krijues letrar

Vlerë kombëtare thesar me ar

Dora e tij kurrë s'pushon

Vepra t'pasura na dhuron

Profesor i kahmotshëm

Vigjilent dhe i devotshëm

Radio Shkelzeni po i pret

Vargjet tua me plotë shëndet

Të lumtë pena edhe mendja

Poeti jonë t`u gëzoftë zemra

Të urojmë shumë shëndet

Jetëgjatësi ooo Agim, i madhi poet!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat