Sa bukur që sot s'është e diele

Kultura

Sa bukur që sot s'është e diele

Nga: Atdhe Geci Më: 17 maj 2021 Në ora: 09:41
Atdhe Geci

Ky libër i mendjes, i syve e i duarve

është pasioni im për artin e poezinë

në kraharor i kam të gjitha muzat,

dashurinë për tokën dhe për atdheun

Sa bukur që sot s´është ditë e djelë

të vërtetat për shiun dhe bubullimat,

dhe farat me të cilat kohët ushqehen

nuk janë në vonesën e diellit tek retë.

Jetë, më jep dhe pak kohë të shkruaj

çastin kur unë u bërë pjesë e lumit që

rrjedhë, pjesë e kopshtit me fruta dhe

pjesë e maleve me këngë kreshnikësh.

Fjalët e këtij arti janë drita kozmike

ato s´humben as kur bien në duar të

erërava të çmendura dhe të stuhive,

në libër e ndiej trokitjen e hapjes së

qiejve dhe, zbritjen e frymë në tokë.

Njeriu dhe toka janë dy të dashuruar

janë dhe të xhelozuar në njër-tjetrin

janë zemër e dheut, qenie e materje.

Kjo jetë arbitër të fatit e ka mendjen

punën e çdoditshme në motivet e saj

idenë për një rilindje në tërë atdheun

Sa bukur që sot s´është ditë e djelë

të mirat e lirisë kurrë nuk vjetërohen

shpirt, poezia s´njeh moshë as stinë

brenda i ka yjet, diellin dhe hënën.

Ky libër jam unë dhe, ky libër je ti

tërë jetën unë e jotova si një i dënuar

zemër, e di një këngë që nuk përdor

kurrë fjalë, rrënjët i ka të padukshme

por ëndja çastet i shndërron në shpirt!...

 

Atdhe Geci - Dortmund , Gjermani

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat