Të njoh mes yjesh Errna

Kultura

Të njoh mes yjesh Errna

Nga: Agim Desku Më: 19 maj 2021 Në ora: 16:22
Kopertina e librit

Sot në përvjetorin e Dytë pa Ernën janë më shumë se Dy shekuj, por as sot as kurrë sa të këtë dritë dielli dhe bukuri qiellore, atje ku hrymon Erna dhe kujtimi për Ernen, krenaria e familjes nuk do krahasohet me asgjë më të bukur se sa me vet artin hynjor që e kishte të dhuruar nga engjëjt atje lartë e bukura, e dashura, e veçanta Erna Jonë.

Me një dhembje në shpirt kujtoj kujtimin më të bukur të jetës sime, datë 18 02. 2000. Ato çaste të jetës do mbesin një melodi nder më të embëlat në jetën time, kur në orën 22.15 minuta në spitalin e AKER SYKEHUS erdhi në jetë engjëlli Erna jonë.

Prandaj Erna, është jo vetëm më mamin, babin e dy vellëzërit dhe bashkë më të gjithë e njohen dhe i njohu, por edhe me një aromë qiellore të ndritur në horizantet e larta plot dritë

Në kujtim të Ernës, familja, pikrishtë poetja tashmë e talentuar dhe e mirënjohur ia kushtoj jo më pak se TRI vellime poetike>

1. Monografinë, "Në sytë e ëngjëllit të kam Erna " -Remzie Raci Rexhbogaj,;

2. VËLLIMIN ME POEZI "ME GJEJ TË ZGJUAR ERNA" dhe këto ditë doli nga shtypi edhe vëllimi i tretë me poezi

3. ""TË NJOH MES YJESH ERNA.

Të tri botimet moren rrugë tek lexuesit nga, Shtëpia Botuese "MESHARI", me përkujdesjen e poetit e publicistit të mirënjohur Pejan Agim Desku i cili bëri edhe recensionet dhe Redaktimin Gjuhësor, me një korrekturë të Arzen Deskut/

Të tri vëllimet u redaktuan nga

Nezir Prokshi, poet e publicist, me një art dizajn të Endrit Aliut, ndërsa u shtypen në

Shtypshkronjën ALTEA

PARATHËNIE

Në sytë e ëngjëllit të kam Erna-Remzie Raci Rexhbogaj

Subjekti dhe pesha e kësaj materje është përqëndru në kohën dhe ngjarjen e së vertetës mbi veprimet e soldateskës shfarosëse të okuptorëve, mërgimi, mbijetesa dhe notat e butësisë mëmësore në shkallën më të lartë. Lufta e emocioneve e njeriut sikur të mitet e mëdha të antikitetit,ku qëndroi të Euripidi , kryemjeshtri të skenës tragjike si kryepersonazh , tash e tremijë vjet, ndrit vetëm letërsia e fuqishme që i bën jetëgjatë personazhet, viktimat dhe heronjt, në majat e vlerave të kulturës njerëzore. Erna është personazhi i dijes dhe i artit, aq sa thua se nuk e ka krijuar mendja e njeriut të tillë, veç Zoti,që ka ditur ta krijoj për të na thënë së kjo është një engjëllushë me dashuri për art dhe dije. Ajo ka një pasaportë shumë të pasur, që e përjetëson artin, ku hyn e del në qendër të miteve të mëdha. Arsyeja duhet të jetë pjesa kryesore mbisunduese në shpirtin e njeriut përmbi dëshirat, pa urrejtje. Ajo ishte e ndërgjegjshme që mënyra e saj e jetës ishte e veçantë, ku e dëshironte një rini e cila do t`i përgjigjej kohës së saj dhe më një syçeltësi më të madhe duke shpresuar në të vërtetën e lumtur dhe jo të hidhur. Për Ernen më sikur s`kishte asnjë kuptim a vlerë të jetohej pa jetën e bukur, ku do të mbizotëronte, vlera, mirëbesimi, gjithnjë pa urrejtje. Ajo zgjodhi ndërmjet ç'thurjes së vlerave të jetës, ikjen për t`i bërë të tjerët të lumtur, t'i tregon botës se sa e pa drejtë është në krahasim me njërëzit e mirë. Erna ishte plotë jetë arti dhe bamirësie, të cilën e kishte fitue në traditën e familjes shqiptare, edhe pse e lindur dhe e rritur në perëndim.Ikja e saj në moshën kur pritej prej saj shumë, çuditi krejt rrethin ku jetonte, familjen, shkollën, miqt dhe të gjithë ata që e njohen, kishin mbetur pa frymë.Të gjithë mbetën pa një zë të bukur, pa një artiste që luajti në filmat norvegjez.Familja humbi resurset më njerëzore që mund të këtë pasur ndonjëherë jeta. Shoqëria humbi një rrëfyese të denjë. E verteta qënka e dhimbëshme për mjekësinë botërore, por na mbanë gjallë kujtimi pë ata që e njohen dhe do ta kenë në dorë këtë monografi për Ernen e shtrejtë.Pejë, 01 korrik 2020 Agim DESKU

Erna sot po kthehemi sërish në Norvegji, atje ku ti ke lindur, atje ku ke hedhur hapat e parë, atje për herë të parë ke thirrur fjalën më të dashur në jetë, nënë, atje ku jetove nëntëmbëdhjetë vite të arta sëbashku me familjen tëndë, atje ku.

Po kthehem në të njëjtin drejtim, që udhëtuam çdo herë bashkë, por sot jo me ty, në krahëror mbaj lodrën tënde shumë të dashur. Eh, Erna trupin tënd e lash të qëndroj në tokën e Kosovës, në vendlindjen e prindërve tuaj, aty ku ishte dëshira e jote. Unë ju luta dheut të varrit tënd, që të këtë mëshirë e ta mbaj në gji trupin tënd të njomë dhe ta ruan bukurinë tënde, që do të shkëlqej në mesin e engjëjve të parajsës, ku sytë e tu do të shndërrisin në mes yjeve në qiell.Shpirtin tënd bashkë me shpirtin tim do t`i mbaj thell në zemër e në trupin tim, derisa të bashkohen sërish me ty. Do të dua gjithmonë engjëlli im.

Një muaj sa një shekull pa ty Erna. Pa ty lumturia e jonë e nëntëmbëdhjetë viteve. Pa ty krenaria e jonë e përjetëshme. Sa shumë mall kemi për ty, sa shumë dhembje kemi në shpirt: Mami, Xhixhi, Ertoni, Ernoti. Dhembje kanë të gjithë ata që të deshten. Dhembje duhet të këtë edhe kjo kohë e ndyer, që nuk e ka mëritue shpirtin tënd njërëzor. Eh, sa humbje të madhe ka kjo botë,që mbeti pa një engjëll si ty, që nuk e ka pasur më parë e nuk do ta këtë kurrë më.

Do e mbajm të fresket kujtimin per Ernen, e nderuara familje fisnike dhe e bekuar REXHBOGAJ. E paqi me të lehtë kujtimin për Ernen.

Ju paqim gjithmonë e jetes me shendet e mbarësi.

Do e kujtojme e sdo te harrojme Ernën, një Ylnaj në qiell, një kujtim në shpirt e zemer!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat