Betohem në abetare

Kultura

Betohem në abetare

Nga: Musa Ahmetaj Më: 19 maj 2021 Në ora: 20:16
Ilustrim

Nxënësit në tetëvjeçare
Dhe atë në klasën e parë
Mbajtën mbledhjen e klasës
Edhe votuan për kryetar

Votimi para mësueses
Ishte me aklamacion
Goca që mori besimin
Nga zemra i falënderon

Ju qe ma bëtë të mundur
Të bëhem e juaja kryetare
Me ju do të jem pesë vite
Ju betohem në abetare

Ju betohem në çanta
N; lapsa, goma e fletore
Karrigen dhe postin e marrë
Nuk do ta e lë pas dore

Nuk do të jenë me rëndësi
Për mua notat ne ditar
Do e kam pozitën e kryetares
Me mandat pesëvjeçar?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat