Myzeqe me plot hambarët…

Kultura

Myzeqe me plot hambarët…

Nga: Gëzim Loka Më: 5 qershor 2021 Në ora: 16:14
Gëzim Loka

Myzeqe me plot hambarë

Detë gruri porsi flori

Ecën në rrugën e mbarë

Me këmbët në histori. 

 

Lushnje, Fier, fushë pa fund

S’të zë syri asnjë kodër…

Dashuria të rrjedhë si lumë

Bujaria këmbëkryq në votër… 

 

Myzeqe, nur bukurie,

Sharmi ç’ta stoliska ballin…

Je kështjellë mirësie

Gjithëkujt ti ia qanë hallin.

 

Shtatë nuret e mëngjesit

Si ylbere përmbi krye

Të ka hije fjala e burrit

Djersa e ballit të ka hije… 

 

Myzeqe të dua shumë

Unë veç këngë thur për ty

Nëpër vargje më rrjedhë lumë

Më e ëmbëla dashuri…

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat