"Hajri i burrit" dhe sherri i gruas...

Kultura

"Hajri i burrit" dhe sherri i gruas...

Nga: Agron Shabani Më: 5 qershor 2021 Në ora: 16:54
Agron Shabani

Thonë se femrat ose gratë e bukura, të mençura, intelektuale ose intelegjente, janë si lulet, të cilat edhe poqëse i dhunoni, shkelni ose këpusni (ndukni) përdhunshëm nga kopshti, vetëm të shpërblejnë me aromë të këndshme dhe nektar të bukur.

Grekët e lashtë, femrat ose gratë i quajtën dikur shtatore ose peremendore të gjalla që të përcjellin ose shoqërojnë në të gjitha portat ose hyrje-daljet e jetës.

Romakët e lashtë ndërkaq, femrat ose gratë i quajten stoli ose dekor kryesor në tryezën e përgjithshme jetësore, familjare, shtetrore ose nacionale.

"Gjithmonë mban ftohtë aty ku mungojnë duart, trupi, mendja (kurreshtja), zemra, shpirti, fytyra dhe sytë e një gruaje të bukur, të zgjuar, intelektuale ose intelegjente."(Proverbë romake)

Vallë a thua, cili prej tyre kishin të drejt asokohe: Psiha e bukur, eksluzive dhe ekzotike që kishte frikë nga terri ose errësira, apo Erosi që kishte frikë nga agu ose nga drita? 

Pamja ose bukuria e jashtme na bën të fuqishëm edhe aty ku nuk jemi, ndërsa dashuria na bën të dobtë ose të pafuqishëm edhe aty ku nuk duhet të jemi. Apo...!?

Dikush tha se mbretër dhe perandor të ndryshëm që nga antika e largët dhe gjer më sot, kanë përmbysur shtete, principata, mbretëri ose perandori të ndryshme, kanë rrënuar tempuj, kështjella, ura ose fortifikata të ndryshme dhe kështu me radhë....Por, kurrë ose asnjëherë nuk ia kanë dalur t´i përmbysin ose rrënojnë "tempujt e brendshëm" në zemrën dhe shpirtin e një gruaje të bukur, të mençur, intelektuale ose intelegjente. Athua pse? Sepse, vetëm arti i luftës së bashku me artin ose sekretët e gruas të bëjnë burrè, hero ose ushtar të vërtetë.

Apo....?!

Nuk janë gjinia e bukur ose poli i butë vetëm 5O % që duhet lindur, rritur, ushqyer dhe mirëmbajtur edhe atë 'pjesën tjetër' të "gjinisë së fortë mëshkullore"- sipas përceptimit ose mentalitetit asocial, patriarkal, provincialist ose ballkanik!

Jo çfare...!

Gjatë shekujve ose dekadave të fundit, "zoti baba", gjithnjë e më shumë sikur e ka humbur besimin dhe primatin e tij ndaj "zonjes ose perendeshes grua"... )))

Evolucioni, restaturimi, reformat, moderniteti, emancimi, edukata dhe kultura shkencore, humaniste, materiale, revolucionare dhe ekzistencialiste, e kanë minuar, eklipsuar ose determinuar primatin dhe besueshmërinë e tij. 

Familja monogamike, e mbyllur në mënyrë paralele ose patriarkale, asokohe kishte hyrë ose ishte futur në krizë si pasojë e goditjeve të dhëna ndaj "rendit" borgjez, skllavopronar ose feudalist nga ana e lëvizjeve popullore, proletare, internacionaliste, revolucionare ose sindikaliste gjithandej globit. 

U mor vesh se për një jetë martesore ose çift bashkëshortorë, nuk ka asgjë me të keqe dhe me të rrzikshme se sa frika, dyshimi, paniku, fobia, paranoja, mosbesimi ose keqkuptimi i dyanëshëm (reciprok) ose permanent prej të cilave lindiin ose burojnë pastaj edhe problemet tjera. 

Duke i nënkuptuar këtu edhe raportet ose marëdhëniet e njohura martesore ose bashkëshortore. 

Martesat ose dashuritë që shuhen ose vdesin shumë herët, sipas De Fangut dhe Fojerbahut, nuk kanë qenë kurrë dashuri të vërteta dhe të sinqerta. 

Bukuria, forca (fuqia) dhe pushteti moral ose erotik i gruas,  janë me të fuqishëm dhe më t´pushtetshëm se të gjitha forcat ose pushtetët tjera në botë. 

Mos u tutë shoq, por... kjo është e vërteta.

Një edukim ndrydhës (shtypës) ose represivë, një ambient ose mjedisë i ashpër dhe tepër patriarkal në kuptim e gjithëmbarëshëm jetësorë ose familjarë, martesat ose kurorëzimet e aranzhuara në mosha të ndryshme ose të papërshtatshme, muskujt ose imponimet e ndryshme martesore ose bashkëshortore, tramuat ose pasojat e ndryshme shpirtërore, emocionale, psikofizike, psikosociale dhe të tjera që në marëdhëniet ose kontaktet e para martesore (bashkëshortore) ose paramartesore, dyshimet reciproke ose permanente, ndjenjat e fajit dhe përgjithësive të ndryshme morale, shpirtërore, emocionale dhe të tjera, frika ose dyshimi i ndësjellë ose permanentë nga pentrimi, bigamia, poligamia, biandria, poliandria, dyndjet (shpërnguljet) ose emigrimet e shpeshta nga mjedisët e ndryshme rurale ose malore në mjedise ose ambiente të reja urbane ose metropolititane, emigracionet e jashtme pa kurrfarë përvoje ose përgatitjeje paraprake, ambienti i ri dhe i panjohur, kariera, profesioni, skamja (varfëria), tensioni, depresioni etj. Parqesin disa nga faktorët , indikatorët ose predikatorët e mundshëm determinant ose paradigmatikë që iu paraprijnë ndarjeve ose divorcëve të ndryshme martesore ose bashkëshortore, nëse nuk identifikohen, detektohen, eliminohen dhe sanohen me kohë.

 "Në instancë të fundit, gjyshi (babagjyshi) i Nastradinit, nga maraku i madh ndaj gruas sè tij, e cila ishte shumë pjellorë: Asokohe i nxori nga ajo (gruaja e tij)  5  goca (çika) dhe 5 djemë (çuna) si fishek pushke! ...Por, pa i thënë kurrë e dashur ose loqka jeme gruas së tij nga frika se mos po e humbiste "burrërinë" herifi!

Mbretëresha e bukur e Rusisë (Jelizaveta Petrovna) kishte thënë dikur se femrat ose gratë, gjithmonë janë afta dhe të përgatitura për t´i stisur ose inskenuar në ndërkohë disa gjëra ose arte të ndryshme: Bukurinë, dashurinë, profecinë, luftën, konfliktin, sallaten, dramën dhe teatrin."

"Biri im, po të mos ishe i biri (djali) i Jul Cezarit, me siguri do kishe qenë djali i Mark Antoniit.", thonë se i tha dikur Kleopatra e Egjiptit-të birit të saj me Jul Cezarin (Cezarionit) të cilin ky i fundit (Jul Cezari) nuk e pranonte për të vetin.

Thonë se femrat ose gratë e bukura, të mençura, intelektuale ose intelegjente, janë rrezik ose krim i tërë për disa burreca të fortë" ose "cool"- me vet  pamjen, bukurinë, intelegjencën ose mençurinë e tyre!
 
Kush e di...!?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat