Një pyll shfaqet brenda natës në Bienalen e Dizajnit në Londër

Kultura

Një pyll shfaqet brenda natës në Bienalen e Dizajnit në Londër

Më: 6 qershor 2021 Në ora: 08:48
Bienalja e Dizajnit në Londër

Një pyll u shfaq në mes të Londrës qendrore këtë javë, si pjesë e Bienales së Dizajnit në Londër.

“Pylli për Ndryshim” u instalua në oborrin e Somerset House, dhe është cilësuar si një “hapësirë ​​eksperimentale pune që lidh artistë, krijues dhe mendimtarë me audiencën”.

Pylli i cili u instalua brenda një nate orienton të gjithë vizitorët drejt një ideje dhe plani ambicioz të botës për t’i dhënë fund varfërisë. Të gjithë ata që ecin përmes pemëve do të kuptojnë rëndësinë e luftës ndaj çështjeve delikate siç janë pabarazia apo ndryshimet klimatike.

Es Devlin, drejtore Artistike e Bienales dhe projektuesja e këtij projekti unik, e krijoi idenë kur zbuloi se pemët ishin të ndaluara në pjesën e oborrit të asaj ndërtese, që prej krijimit të saj 250 vjet më parë.

Es bashkëpunoi me skenaristin Richard Curtis, që njihet kryesisht për filmat “Love Actually” dhe “Notting Hill” por gjithashtu drejtorin dhe bashkë-themeluesin e Project Everyone.

Organizata që drejton skenaristi promovon, 17 Qëllimet Globale të Kombeve të Bashkuara, që ka qenë dhe frymëzimi kryesor për krijimin e këtij pylli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat