Meditim per Skraparin

Kultura

Meditim per Skraparin

Nga: Gezim Loka Më: 8 qershor 2021 Në ora: 17:13
Gezim Loka

Në Skrapar kur ulet dielli

Ujë pi nëpër burime…

Mbi Tomorr seç ndrit ylli

Kohë e artë e këngës sime…

 

Burra, gra, bijë krenarie,

Kryelartë e medjendritur,

Sofër e shtruar bujarie,

Për mikun jo vetull ngritur…

 

O Skrapar me shumë lezete

Mal mbi male krenarinë

Egërsinë e mban për vete,

Mikut i fal ëmbëlsinë…

 

Kush shkon mik në Skraparë

Pi vetë hënën përmbi gotë

Miqësinë e vë të parë,

Se me mikun s’ka në botë…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat