Pas votimeve Nr 6

Kultura

Pas votimeve Nr 6

Nga: Fatmir Lohja Më: 9 qershor 2021 Në ora: 07:33
Fatmir Lohja
  • Ende nuk  ke dhënë përgjigje pyetjes sime : Pse nuk je për rrotacion të pushtetit? - e  rinisi avazin Gimi.
  • Përmlidhi konkluzionet që miratuam sëbashku ! Ke për ta dhënë vetë përgjigjen pse nuk jam për rrotacion fiktiv të pushtetit,- i kthehem me  buzëqeshje profesorit.
  • Po fjalën fiktiv pse e shtove?
  • Për të kujtuar se nga njëzetenëntë nëntori i vitit  1944 , të mjerën Shqipëri e drejtojnë vetëm  të majtët.
  • Jo mor burrë, mos harro, se në vitin 1992 e shëmbëm komunizmin, se  pushtetin e morën ne të djathtët.
  • Eshtë më se e vertetë, se në vitin 1992 e morët pushtetin  ju ” antikomunsitët e thekur” . Shhkatërruat   bazën  ekonomike të komunizmit, me parimin  a famshëm të “ çekut të bardhë” ,por jo ndërtimin i shoqërisë kapitaliste, e cili ështe baza e programit politik  të të djathtëve.
  • A je në vete. Çfarë thua? Kur  morëm pushtetin ne nisëm reforma të thella në ekonomi.
  • Po. E miratuam me përpara , se e nisët punën , nën drejtimin e  partisë leniniste,  me reformën agrare, që është  teori,  e praktikë, e pastërt komuniste . Thelluat luftën e klasave, sa në vittin 1997 e çuat popullin pranë luftës civile, për të ruajtur karriket leniniste ,- ia ndërpreva profesorit  hovin revolucionar.

Gimi shtrengonte nofullat, tkurrte muskujt e fytyrës, kruante kokën. E shihja mirë që diçka e pengonte, për t’u shprehur.

  • Sipas mendjes tënde, ne jemi komunistë?- më pyet Gimi, pasi  përqendroi  kallaballëkun në kokë.
  • Ju të vetëshpallurit antikomunistë, për mua, jeni nxënës të këqij të komunizmit.
  • A mund të ma shpjegosh këtë shoku komunist?- më thumbon Gimi buzagaz.- Jam dakort me veprimin komunist , që zbukuroi fakultetin ekonomik, po tjetër çfarë kanë pasur të mirë, që na cilëson  nxënës të këqij?
  • Po të jap një fakt kokëfortë. Sa qenë komunistët në pushtet, nuk ka ndodhur ndonjëherë, që të emërohet kryeinxhinjer, një përson, që nuk kishte  mbaruar fakultetin e inxhinjerisë, dhe  minimalja, pesë vite përvojë  punë në prodhim . Zoti Gim! A është  e vertetë  kjo  praktikë?
  • Fakt është.  Ku dreqind do të dalësh?- dhe Gimi më shihte në sy, sikur donte të më hante.
  • Çfarë të mirash, mund t’u sjellin në parlament , kandidatët njëzet vjeçar,  të rreshtuar në listat e të djathtëve, që deklarojnë me mburrje , so po vazhdojmë fakultetet private?
  • Ke të drejtë. Asnjë të mirë nuk bien,  jo vetëm nga  arsimimi i dyshimtë, por edhe nga mungesa eksperiencës  profesionale, - pohoi profesori me bindje  akademike.
  •  Një të mirë e ka,- e thumboj përsëri.
  • E cila e mirë është?
  • Janë ushtarë shembullorë për udhëheqesit leninistë. Gëzuar! Më lodhe ! Profesor! Më  lër ta pi një pikë raki, e të ha ndonjë bri qëngji, të cilat  vetë  i ke sjellë. Na  kujto eksperiecën tëndë në këtë fushatë zgjedhore!- u  mundova ta kaloj topin në fushën e Gimit.
  • Nuk i mbaj mënd,- ma preu shkurt profesori.
  • T’i kujtoj unë, por t’i përshkruaji me humor,- u mundova t’i rikthej topin .
  • E çfarë do të më kujtosh?
  • Meqë programet elektorale i  kishit të tipit  “ Lithi lithi daj Sadithi”,e mban mend përgjigjen e fshatarit, kur ishstudenti yt i bëri premtimin antikapitalist, për uljen e taksës së pasurisë se patundshme?
  • Prit, o! Prit, o! Do t’i  them më pas! Të marrtë e mira ! Fjalën tip ma shpjegove një herë, por  shprehjen  “ Lithi lithi daj Sadithi”- nga e nxorre?- dhe Gimi u ndez bukurmirë.
  • Eshtë shprehje popullore, që përdorin elbasanllijtë, për punë ; shkel e shko; lesh e li; me bythë;… Ju në labëri si e emërtoni të tilla punë?
  • Nashi nuk më kujtohet, por më sqarove mirë,-nga e qeshura   i rreshiqiti labshe profesorit.

Nuk e mbante veten profesori. Me shihte mua si ufo.Unë syrin pushkë përballë tij.

  • Po. E tha, - nisi Gimi të tregojë, pasi u qetësua pak. : “ Që kur kanë hyrë në Shqipëri pushtuesit fashistë italjanë, në anët tona nuk janë parë as taksidarët , e as qehallarët, për të vjelë taksën që premton  zotërija e juaj  se do   të na e   falë.” M’u duk burrë i zgjuar kopili.
  •  Si ia ktheu” kopilesha”, kur premtuat se do të ngreni pagat? Të kujtohet zoti Gim?
  • Më kujtohet. Më kujtohet.E tha: “Ne në fshat nuk e njohim konceptin e pagës. Do  Perëndia ,nuk më ngreni fustanin, se për të tjerat të tëra janë premtime të gënjeshtra.”

Kujtoi premtimet te bsinesmenët e vegjël.”  Do t’ua ngrejmë!- Do Zoti  na e ngrëjnë atë që na është ulur , nga lodhja e ditës!- Pagat, mo.- Pagat i ulim,  e i ngrejmë vetë , sipas halleve familjare dhe në funksion të rritjes së bisnesit, o marrokë .” -  “Do t’i ulim .Do Zoti nuk na turpëroni ! - Taksat e tatimet, mo.- O marroke pse na lodhni ? Deklaroni,  se ekonominë informale do ta formalizoni, në krahun tjetër bëni të tilla premtime !”E ndiqja me kënaqësi humorin e profesorit. Si  atntikomunist i thekur, po e shihte mirë, se kanë premtuar  në fushatë  si komunistët  e pasinqertë.

  • Mjaft qeshe, o kulim ! Ta ngrëmë një dolli për shoqërinë tonë!- më urdhëroi  Gimi, si një lab i vertetë.
  • Prit! Prit. Si të tha ? “ Sa leka do të më japësh për një votë?
  • Kjo pyetje bëhej kudo. Këtë nuk e mora vesh. Kërkonin  t’u rindërtohej kanali vaditës. U premtuam investimin , se me të vertetë e kishin shqetësim .- Sa leka fitoni ju ,po të bëhet investimi?- na pyet një rinush.-  Ne do të mbajmë premtimin,- i përgjigjemi.- Nuk e duam!- urdhëroi një mesoburrë.- Nuk e hamë ne, që  ju të bëheni të pasur në kurrizin tonë. E si i shpjegon ti o ekonomisti i kapitalizmit këto fakte ?- e Gimi ngrejti faqoren e rakisë me shumë merzi.
  • Ju ka dalë boja në popull. Nuk ka asnjë shpjegim tjetër,- ia  kthej në vend.
  • Pak rëndë e përmlodhe!
  • Ma jep ti  një shpjegim ?
  • Unë hera e parë që marr pjesë në fushatë eletorale. Nga e dinte  sovrani se nuk do ta mbaja fjalën e labit?
  • Këte të mirë e ke nga mjeshtrat politikanë, të cilët për tridhjetë vite ngrohin karriket   në parlament.
  • Nuk e kuptoj lidhjen.
  • O marrok! Ty të duheheshin mbi dhjetë mijë vota për të zënë një karrike në parlament.
  • E ka ligji, - më sqaroi Gimi.
  • Po me atë ligje, që  referohesh   ti, mjeshtrat hynë në parlament edhe me pesë vota të ngrata nga sovrani. A ma shpjegon dot këtë logjikë?

 Gimi kruante kokën instiktivisht. Me faqore,  nuk ka dolli me fund , kjo qe arsyeja pse  i braktisa gotat plastike  në fillim. Ne atë  humor e kënduan edhe nga një këngë. Edhe me mishin e gjëngjit, edhe djathin  e freskët, edhe me të tjerat,  u morëm bukurmirë.

  • Me që me quajte pedagog  i ekonomisë politike, bëja rezumenë konsultimeve , ta marr vesh se sa mësimdhënës jam, e sa kapacitet ka studenti,- e gërgas në një pushin të merzishëm.
  • Po, - dhe Gimi buzëqeshente duke menduar. – Unë kuptova se, kapitalizmi ndertohet duke studjuar ekonominë politike të kapitalzmit , dhe i drejtuar politkisht nga kapitalistët e susksesshëm, dhe të ndershëm.
  • Dhjetë me yllë për përgijgjen. Me saktë nuk e kam dëgjuar nga dikush tjetër. Gëzuar qerrata! Je nxënës  shumë i zgjuar!
  • Dhjeta me yllë me pëlqeu, po atë qerratallëku pse e  fute në fund?  - dhe Gimi qeshte në oktavët lartë.
  • Më fal ! Duhet të më kuptosh! Për herë te parë po bëj mësuesin. Me atë fjalë mendova   se të përkedhela. Pse më pelqeu zgjuarsija e nxënësit,  më rreshqiti .

……………………………….

 

Vazhdon

Fatmir Lohja

Tirane, me  09. 06.2021

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat