Grykësia

Kultura

Grykësia

Nga: Sevdail Hyseni Më: 12 qershor 2021 Në ora: 09:39
Ilustrim

Nuk dihet saktësisht

Në rruzullin tokësor,

Sa ka numerikisht

Grykës e grykësor!

 

Por, një gjë kuptohet

Çdo kush ka një grykë,

Po grykat si gryka

Dallohen n’praktikë!

 

Ka gryka që s’ngopen

Ngjajnë në grykë-shpellë,

Edhe po t’u hedhësh

Një kazan me gjellë!

 

Janë disa të tjera

Me tjetër avaz:

Gëlltisin si era

Gjithçka në gurmaz !

 

Dhe të stërngarkuara

Tepër me grykësi,

Nga krupa të vjellin

Nesër s’është çudi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat