Pas votimeve nr 7

Kultura

Pas votimeve nr 7

Nga: Fatmir Lohja Më: 16 qershor 2021 Në ora: 07:36
Fatmir Lohja
  • Besoj  se u qartësua pohimi im, që të kam dhënë në fillim të kësaj ndënje.
  • E cili qe?- më pyet Gimi me kërshëri.
  • Brezi unë nuk e sheh këtë vend të begatojë si shtetet komshi.
  • Me fal! Nuk jam aspak dakort me këtë pohim. Nga natyra jam optimist, dhe jo  pesimist,- e preu  Gimi troç.
  • Atë natë, që pritej të pranonte humbjen kryetari i kualicionit  të  ashtuquajtur i  djathtë, dëgjova thirrjet e militantëve : “Poshtë komunizmi!” Më vjen neveri kur e dëgjoj këtë slogan absurd në shekullin njëzetenjë.
  • Pse?
  • Nuk është më shqetësim për shoqërinë, rikthimi i komunizmi  në Shqipëri.
  • Pse kaq kategorik?
  • Me privatzimin e pronës, është zhdukur baza e eknomike e  socializmit.  Nga opinoni botërorë, janë hedhur në koshin   plehrave teoritë  socialiste ,  se vetëm    shteti e merr përsipër zhvillimim ekonomik të vendit . Edhe Lenini , po të ngrihet nga varri , nuk  ka çfarë bën,   mbi këto fakte kokëfortë.
  • Po. E mbaj mend, thënien e ekonomistëve bashkëkohor.
  • Të veteshpallesh antikomunsit, dhe të veprosh me mentalitet komunist, kjo po e shkatërron shoqërinë shqiptare. Një shoqëri nuk ec përpara me idetë përçarëse të luftës se  klasave. Ju që merreni me politikë, duhet ta thadroni në tru,se një shoqëri ecën përpara, kur  mbarë kombi ka dashuri, respekt, duke filluar nga bebja në maternitet, e deri të plaku i moçëm! Gëzuar,se na lodhe!  Na i kujto se çfarë kemi pohuar deri tani!
  •  Kujtoi ti , per të mos i  bërë lëmsh unë!
  • Pohuam, se partitë e djathta janë të tipit Leninist, nga fakti  se kryetari i di të gjitha,  prandaj nuk gabon asnjëherë.
  • Po termin “ tip”  pse e përdore ?- me thumbon Gimi .
  • Pse është term komunist, e perdora si vulë, për të mbrojtur pohimet tona. Me sloganat e komuniste   nuk ndërtohet kaptitalizmi, o porofesor i fi lo lo gji kut! :”Të  shpronësojme kulakët! Të shpronësojme oligarkët!  Poshtë komunizmi ! Poshtë  satrapi Zog,! Ta marrim pushtetin me revolucion demokaratik ! Ta eksportojmë revolucionin portokalli nga  Ukrahina në Shqipëri! Nuk pranojmë të kalohet vija kuqe!“ A  sheh   ndonjë ndryshim ideologjik,  nga sloganet tuaja me  të komunizmit? - e më kapi  një gaz i  shfrenuar, kur shihja profesorin duke picërruar sytë.
  • Vijat e kuqe i nxore tani. Ku do të dalësh ?
  • Në çdo debat me kundërshtarin  politik   vendosni vijat e kuqe, në fillim të bisedemeve.
  • Parimet e politikës e pranojnë këtë arsyetim, - m’u kundërvu profesori.
  • Parimet komuniste po. Erdhi  burrë botës,  në vitin 1986 ,nga Gjermania dhe iu drejtua komunistëve sa kredi financiare, me përqindje të ulët kërkoni, që të dilni nga mjerimi ekonomik? Në ato vite Gjermania Perendimore ishte me sufiçit financiarë mbi 80 miljard dollarë ne vit. Cila që vija e kuqe që vendosën komunistët?
  • Kushtetatuta shqiptare nuk e lejon marrjen e kredive nga vendet kapitaliste rrevizioniste, - pohoi Gimi.
  • Si i këshilloj gjermani komunistët?
  • E tha. “Ndërrojni atë nën të kushtetutes ,se vete e keni bërë !”
  • O profesor!  Niçe ka lënë edhe   këtë keshillë:” Çmimet e mallrave i dimë. Për vlerën e tyre,  kemi pak  informacion.”
  • Më bërë çorap. Ku do të dalësh?
  • Në kapitalizëm ,bisnesmenët, nuk i tregojnë vijat e kuqe kundërshtarëve. Eshtë informacion naiv. Janë të bindur, se sa të flasin , dalin automatikisht me humbje. Edhe ai ,që bën be e rrufe , se po të jap çmimin e kostos, gënjenë si derr.
  • E pse gënjen?
  • Nuk ka kapitalist, që bën shitje , pa realizuar normen minimale të fitimit, të parashikuar nga ai .O profesor!
  • Nuk të marr vesh. Cili je ti more burrë?-  e  Gimi nisi këngën për qejfë të vet.
  • Miku që të do shumë, mor …! ,- pse më  rreshqiti  fjala, alla shqip, i ngrita të  dy duart lart, për t’i kërkuar falje.

Profesori e ngrit njërën vetull lart. Me pa me vemëndje nga koka deri të këmbët. Kur i erdhi buzëqeshja, e luajti dorën e djathtë majtas, e djathtas, duke më dhënë shënja se  më fali.

  • O miku im! Ti bën , mirë që nuk merresh me politikë. Nga konceptet që ke në kokë, po t’i shprehësh  në parti, shumë dajakun do ta kishe ngrënë, more ….,- ma ktheu reston Gimi, duke levizur, me shumë kënaqësi,  dorën e djathtë sa lartë, e dhe poshtë.

Në këto çaste afrohet një burrë i moshuar.

  • Nga ju kemi djemka?- na pyet me mirësi.
  • Xhaxha! Unë jam nga labëria,- u prezantua Gimi me shumë respekt.
  • Axhë! Unë jam nga veriu, -i prezantohem, se ma kërkoi me shikimin e tij të ëmbël.

U mundua të shpjegojë pse erdhi të na përshendes. E pëlqente ndënjen tonë buzë liqenit për qejfë.Pse na ngjiten në shpirtë  urimet e tija, i afruam  të pinte  një gote raki me ne.

  • Nuk mund  të rri pa thënë shqetësimin tim .Me ato sharjet reciproke, nuk u jap të drejtë . Për mua jeni djemka. Për fëmijët tuaj jeni goxha burra,- dhe u  largua me mirësinë që erdhi.
  • Mirë bëri ,qe na e terhoqi veshin,- me drejtohet Gimi me sinqeritet.
  • Ne shqiptarët jemi  mesdhetare. Nga dielli i nxëhte, na e kaplojnë trurin shpesh hërë kacabujtë,-  i kthehem Gimit me faqoren në dorë.
  • Ende nuk më ktheve përgjigje : “Pse nuk je anganzhuar në partitë e shumta.
  • Pse ia njoh vetes të metat ,e dobësitë, nuk u jam qasur partive leniniste, - ia ktheva  menjëherë . 
  • Në se nesër krijohet një parti e djathtë, sipas koncepteve tuaja, si do të veprosh?
  • Dua të sqaroj edhe një koncept ekonomik , përpara se t’i jap përgjigje pyetjes tende.
  • Po të degjoj!
  •  Në ekonomi është më se e sigurtë, se nëse nuk i bën analizë, me laps të mprehur hollë humbjeve, pas dere ke falimentimin.
  • Dihet.
  • Edhe dihet, edhe nuk dihet. Pse ! Çfarë ndryshimi kanë slloganet :” Ne nuk administrojmë humbje!” Me partinë në ballë po shkojmë nga fitorja, në fitorje!”
  • Ma ftillo!
  •  Për tetë vite nuk bëtë një analizë për humbjet e njëpasnjëshme. Pse.? Jeni te bindur se Lenini nuk gabon kurrë.  I ratë shkurt. Po qarraviteni  rrugëve, e trotuareve, me sloganin se  ne fituam, por kundërshtarët na vodhen votat. Kush u beson më ?
  • I drejtë arsyetimi.
  •  E njejta praktikë u vu në jete, nga   komunistët në fund të sundimit të tyre. Ndonëse  i madh,e  i vogël, e shihte se ekonomija po shkonte në mjerim, sa edhe bari  po shitej me tolona, nuk e prehnin lapsin , për të nxjerrë vendin nga kriza, por deklaronin me shpirtë  komunist : “ Me partinë në ballë , po shkojmë nga fitorja në fitorje!”.
  • Kërkon të më mbushësh mendjen se edhe në jemi buzë falimentimit ?
  • Je student shumë i zgjuar,- dhe ngrejta faqoren e rakisë në gojë.
  • Ende nuk m’i ke kthyer përgjigje pyetjes, që të bëra më përpara,- ma kujton profesori me gojën plot .
  • Profesor Gimi! Po ta deklaroj me shpirtë! Nëse nesër krijohen partitë  vertetë të djathta , për hatër të fëmijëve, për të mos më ikur në emigracion, për hatër të fisit, të kombit, që mos të shpërbehet, të jap fjalën e burrit, se do të jemë aktiv, mesa fuqi mendore , e fizike, që më kanë mbetur.
  • Dorëzohem. Ke të drejtë. Brezi ynë nuk ka për t’i parë  të realizuara ëndërrat që pamë në fillimin e viteve nentëdhjetë, te shekullit njëzet- dhe sytë ju mbushen më lot, se  ju kujtuan nipërit, e mbesat , larg, në emigracion, të cilët ende nuk kanë mësuar të flasin shqip.
  • Mos u bëj qaraman ,si partitë e  djathta, që ankohen  në kancelerite e botës , se të  majtët na  vodhën votat! – e thumboj  , për të dalë nga ajo gjendje shpirtërore.
  • Ti do vrarë me bukë në gojë! Me njeh mirë. Ma kthen kulaçin, sipas deshirës tënde ,dhe unë e ha me kënaqësi, - replika dha efektet e saja ,se Gimi  nisi të qeshë me zë të lartë.
  •  Edhe një pyetje do ta bëj. Po për hajdutllëkun e  pasurisë kombëtare nga oligarkët  , si mendon të veprohet?
  •  Po vazhdon avazin , duke  më pyetur sipas  doktrinës   komuniste .
  • Më ftillo !
  • Me hajutët, kontrabandistët, kriminelët, …….. merret drejtësia, e jo politika. Vetëm drejtësia ka të drejtë të japë vendime për izolim në burg,  shpronësim të pasurive të padokumentuara sipas legjislacionit në fuqi.
  • Nuk kam shpresë. Drejtësia është me makute  se politika, për t’I përvetësuar tjetrit pasurinë.
  • Unë shpresoj, të përfundmi i reformës në drejtësi, dhe te kushti që ka vënë BE-ja:” Pa ndërtimin e shtetit ligjor,  mos aplikoni për të ardhur te ne !” Të ngrihemi, se po fillon të errësohet!

Si nikoqir të mirë, i rifutëm në torbë,  atë qe mbetën pa u konsumuar.E lamë të takohemi të nesërmen , me kushtin, se temat politike, nuk do të  na prishin  ndënjen.

Vazhdon

 

Fatmir Lohja

Tiranë , më   16.06.2021

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat