Me Teutën e Ymer Elshanit...

Kultura

Me Teutën e Ymer Elshanit...

Nga: Jusuf Buxhovi Më: 19 qershor 2021 Në ora: 15:42
Teuta Ymer Elshani dhe Jusuf Buxhovi

Më 17 prill 1999, në Poklek të Drenicës, soldateska policore dhe ushtarake serbe, ku ishin të strehuar mbi pesëdhjetë anëtarët të famileve Mulloqi, Elashani dhe Caraku, nxorën jashtë poetin Ymer Elashani me dy të tjerë dhe i pushkatuan. Pastasaj u kthyen në dhomë ku ndodheshin mbi 5o anëtarët e tri familjeve dhe i pushkatuan. Si fundit, për t'i humbur gjurmët, shtëpisë ia vunë flakën.

Teuta ndjeu për këtë në Prishtine, ku vazhonte studimet. Në atë katrahuarë, për t'i shpëtuar më të keqes, bashkë me të tjerët, u detyrua të braktisë Kosovën dhe përfundoi si refugjate në SHBA. Por, në mendjen dhe shpirtin e saj mbeti e ngulitur përherë pamja e temrrshme e masakrës së Poklekut, ku ajo humbi gjithë familjen. Atë pamje e barti edhe në SHBA, ku vazhdoi jetën e fëmijë së vetmuar, por ishte vullneti për jetë, që e kishte mësim nga Babai, bëri që jetës t'ia krijojë vazhdimësinë. Teuta atje, krijoi familje (ka tri vajza dhe një djalë), por asnjëherë nuk e harroi borxhin që kishte ndaj vendlindjes, për ç'gjë luftoi i Ati si intelektual i një brezi që ia vuri themelet lëvizjes kombëtare dhe ishte ndër aktivistët e dalluar të shtetndërtikit të Kosovës.

Këto ditë, u takuam me Teutën, pasi qemë marrë vesh për një takim, ku do të evokuonim diçka nga jeta dhe vepra e Ymer Elashanit, mikut të letrave dhe poetit ndër më të rëndësishmit të letërsisë sonë për fëmijë. Biseda ishte me ndjeshmëri (nga shkaku i tmerrit nëpër të cilën kishte kaluar ajo nga vrasja e të Atit me të tjerët), por njëherash edhe me druajtjen që i vërehej se mos gjithë ato sakrifica, mos gjithë ato viktima, mos gjithë ai mund, që u nepërkëmbë nga një klasë e papërgjegjshme politike në Kosovës, mund të shkojë kot? Natyrisht se Teuta, kujtonte fjalët e Ymer Elshanit si poet që thoshte se "kauzat e mëdha, kërkojnë sakrifica të mëdha, po ato nuk shkojnë huq, ngaqë i udhëq vullneti i idealistëve, që është më i fuqishëm se çfarëdo përpjekje për t'u keqpërdorur..."

Amanetin e të Atit, pra atë që ishte moto e një krijuesi të madh, Teuta këto ditë po e jetëson me botimin e klompletit të verpave tij tij, që po ua dhuron shkollave dhe bibliotekave, ku ai është i pavdekshëm...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat