Ikona e vetvetes...

Kultura

Ikona e vetvetes...

Nga: Marjeta Shatro Rrapaj Më: 22 qershor 2021 Në ora: 08:06
Marjeta Shatro Rrapaj

Si Promete ndryshe nga të tjerët,
ti shkon kundër rrjedhës
e era e fatit të vërtit
rreth flugerit të dështimit
në labirintet e subkoshiencës së ngrirë,
lodhur dilemash,
torturuar mendimesh
ku krisen shpresat
e rritin ankthin,zhgënjimet
në bashkëjetesë me mençurinë e çmendur,
ku kërkon të mbetesh ikona e vetvetes.

Triumfi i ndjenjës...

Ndjenja,një botë e tërë
brenda një mendimi
që i nxjerr inatin heshtjes
me ankthet e pasionit të vërtetë,
me mjetet e diplomacisë
në shprehitë e përmbysura,
ku pikëza e lotit ftoh tërbimin
e sensibilitetit nervoz
e pasuria e ëmbëlsive ndjesore
është poezia e jetës
stolisur prej lumturisë...
Çast iluziv...
Përmbys Bota,
ngryset e gdhihet
pret rilindjen
si hëna që duket e zhduket

e njeriu përjetë në kërkim
ngrehinave antike,
mureve të palëvizshme
në mbajtje të rrjedhës së historisë,
ndërkallur me bukuritë e natyrës,
nën kupolën e qiellit
në labirintet e mistereve
skalitur kujtesës së kohës,
nën hijen e lashtësisë
që kumbon drurëve shekullorë
duke kumtuar dashurinë
vibrimeve poetike të Shpirtit,
duke pëshpëritur mite e legjenda
që ndezin fantazitë
e që shuhen ujërave të mendimeve
me klithma gëzimi
që ngrihen fluturim me flatra dëshirash të reja...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat