Liqeni i kujtimeve

Kultura

Liqeni i kujtimeve

Nga: Prof. Hasan Qyqalla Më: 22 qershor 2021 Në ora: 12:38
Hasan Qyqalla

Në liqenin e kujtimeve (ri)freskoj zhuritjen

pastaj arratisem pas magjisë (t’)asaj nate

n’labirint brohorasin:„ola, ola…“ dritëhijet 

mbi dhembje dremitet buzëqeshja e bardhë.

 

Prekjen e ylbertë palosëm thell në vete

ekspoze pikturash ngritëm gjer në qiell

veç një heshtje varri për vij i ndan retë

mbërthy’r nga shpresa e ngulfatë në vrer.

 

Në mbrëmbje bredh me laps dhe këngë

… kur ditarin shkruajnë të vrarit e Zotit

për ç’dreç lexoja dhembjet e poetit lënë

trotuarit të blertë me ngjyrën e mortit…

 

Eh… çfarë nostalgjie vjeshtën e zymtë

ndoshta do këputem si një kokërr molle

të (ri)freskohem n’mjgullnajen e tymtë!?

…liqeni i kujtimeve nuk shterroka prore!

Prof. Hasan Qyqalla

 

NJOHJA ME ELIN NGA ÇAMËRIA

 

Jam molisur nga udhëtimet e gjata,

N’pritje t’këngës Çamëria shurdhër fle

Unë thyej kufi shtetesh e futem n’atllase

Më thuaj ku të lashë? Të pyes ku më le?

 

Me vizën e kuqe n’indeksin e kaftë

Për disa muaj do çmallemi në valë

Ty çame e njomë vesa mos te raftë

Shqip kur më pyete:_”Si të thonë,or djalë?”

 

Unë emër Orienti, ti paksa Helenase

Gjurmonim rrënjët në buzë të detit,

Jam deg’e degdisur,-the,-s’jam Kretase

Shikim’ i parë si goditje e tërmetit!

 

Tok takuam Nolin ne teatrin antik

Dramë arvanitase luante çuditërisht

Loti i vakët mbi faqe të rrëshqet

Kodi i gjakut tuaj foli arbërisht.

 

Ç’ke zemër të pyeta me qetësi

Duke ndjerë tënden zbrazëtirë-hon

Fjala zemër, si në shqip u gjegje

N’asnjë gjuhë BESA nuk tingëllon!

 

U njohëm që të vuajmë,apo kush na ndau?

Ti ngele në ishull,unë kthyer n’atdhe

U dogjen dhe letrat,syri shqip qau

S’më kujtohet ku të lashë? e di ku më le!?

 

Në fillim të kthimit e mora disi lehtë

Madje s’thosha dot as fjalën “dashuri”

Por tërësisht i qullur nga stuhia jote

Thellë në zemrën time po ndjeje mërdhi!

 

Mbaje premtimin me forcën e dëlirësisë

Letrat e malluara si rërë e zhuritur

Ruaje emrin tënd Eli e Çamërisë

E yllta ime arbëreshë gjakshprishur!

 

Nëse më pret diku, pse këtë s’ma the

Nuk di që të lashë,nuk di që më le

Nëse më lexon, të lus për një Ftesë

Çamërisht më fto kurrë të mos vdes.

 

Atje do të vij prap në një ditë gushti

Trageti i fundit do më sjellë në Kretë

Të të gjej gjurmët në hirin nga prushi

Apo vetmin të zgjoj në plazhin e shkretë!

Poezi shkeputur nga libri” Prekja e Endrrës“, shkruar në vitin 1976, Prishtinë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat