Në Podujevë u mbajt Takim Letrar me poetin Shaip Beqiri

Kultura

Në Podujevë u mbajt Takim Letrar me poetin Shaip Beqiri

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 21:03
Në Podujevë u mbajt takim Letrar me poetin Shaip Beqiri

Organizuar nga Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës, dega në Podujevë në bashkëpunim me Drejtorinë për Kulturë Rini dhe Sport, sot në Bibliotekën e Qytetit në Podujevë u mbajt Takim Letrar me poetin Shaip Beqiri.

Në këtë manifestim letrar mori pjesë edhe nënkryetarja e Komunës së Podujevës, Marigona Lahu dhe drejtoresha e DKRS-së, Elhame Kutllovci.

Me këtë rast nënkryetarja Lahu, ka vlerësuar lartë krijimtarinë letrare të poetit Beqiri, për të cilin në emër të komunës së Podujevës ndau edhe mirënjohje.

Po ashtu, për veprimtarinë letrare të Beqirit folën edhe Ramë Oraca, në emër të LSHK, Merita Bajraktari - Jonuzi, kritike letrare dhe Imer Topanica, kritik letrar.

Ndërsa poezitë e Beqirit i deklamoi aktori i mirënjohur Mehmet Breznica shoqëruar me tingujt e kitarës të muzikantit Ymer Musa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat