Më buzëqesh shqip

Kultura

Më buzëqesh shqip

Nga: Fitore Haklaj Më: 5 korrik 2021 Në ora: 21:49
Fitore Haklaj

ISUF HAKLAJ

Nëna Xufë kish lind një djalë

Emrin Isuf ja kish pas lënë

Një burrë trim u rritë në atë shtëpi

Lumë Isniqi bën sot për ty

 

Ti u rrite në bjeshken Pleqe

Më shokë shumë e burra trima

Sa shumë xhaxhi e deshte drejtësinë

Nuk tu dhimtë as jeta për lirinë

 

Gjaku yt mbeti në atë rrugë

Bashkë me ty edhe trima shumë

Sa tradhëtari të dual përpara

T'a shuan jetën e ti mbyllën sytë

 

Amanetin e le nëpër oda

Mos lejoni kush të na përqajë

Sa veshtirë është për Isniqin sot

Isuf Haklaj me të shti në varr

 

Zemrat tona u thanë atë ditë

Lajmi i zi kur na erdhi në shtëpi

Isufit i kishin dalë në pritë

Tradhëtari e kish gjujt edhe prapë ka ik

 

Ah tradhëtar ty tu thaftë dora

Ti nuk ke as gjak shqiptari

S`ka më zi se me të mbytë i yti

Kjo si falët kurrë aq sa një armikut.

 

SOT O KURRË

Emrin tim lere të qetë

Është i butë e shumë i lehtë

E do paqën në tër botën

Emrin tim mos e vërë në gotë

 

Laje gojën kur folë për emrin

As në ëndërr mos e ëndërro

Kur fryn era ktheje kokën

Emrin tim mos e dëgjo

 

Shpinën ktheje nga emri im

Të ngroh shumë sa një diell

Nuk lëndon kurrë pas shpine

 

Sot o kurrë në shpirtin tim

 

Shumë të deshta ty si emër

Tingëllon plotë dashuri

Duaje fort e mos e lëndo

Sot o kurrë pash sytë e mi.

 

EDHE NJË DITË

Vetëm edhe një ditë

Dua të përqafoj

Aromën e trupit tënd

Kurrë nuk mundem ta harroj

 

Edhe një herë të shoh

Ulur pranë trupit tim

Të shikoj drejt në sy

Vetëm edhe për një ditë

 

Buzëqeshu pa u ndalur

Më at zë të ëmbël

Jetën do të ma shtosh

E unë gjithmonë do ta kujtoj

 

Eja mos u nguro

Në faqe më përqafo

Sa bukur kur më shtërngon shumë

E unë e kujtoj deri në gjumë

 

Të pres edhe për një ditë

Baba apo si një mik

Deri në terrin e thellë

Le të jetë edhe veç për një ditë.

 

ME TY DUA TË BISEDOJ

Ulur në at vend të bukur

Bisedova aq shumë atë ditë

Fjalët i kujtoj edhe tani

I mbaj fortë ngushtë mu në gji

 

Nuk u ndale për asnjë minut

 

Sytë më mbetën në atë fytyrë

Nuk doja kurrë të mbaronte

Momenti kur ishim bashkë unë e ti

 

Sa herë u ndale nga ato fjalë

Frymë mora thell sikur të ishte hera e parë

Në vete u luta aq shumë

Që mos të këtë kurrë një fund

 

Sa bukur flisje për jetën

Me shikoje më atë fëtyrë të ëmbël

Dielli mu duk që nuk largohej nga aty

Më more më shtërngove në gji

 

Bisedë mos u ndal kurrë

Më merr me vete në botën tënde

Sa mall kam kur të kujtoj

Kthehu të lutem veç me ty dua të bisedoj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat