Futnin n’burgje vëllezërit e vetë!...

Kultura

Futnin n’burgje vëllezërit e vetë!...

Nga: Sami Arifi Më: 6 korrik 2021 Në ora: 07:41
Sami Arifi

Ca shqipfolës që i blen shkijt,

bashkëpunëtorë që i shitën edhe vëllezërit!

Zi e terr s’lanë pa mbaruar,

atdhetarët n’burg për t’i çuar!...

 

Dokumentet flasin vetë,

në arkiva dëshmi janë gjetë!

N’proceset evidentuese,

gjenden shumë t’bëme diferencuese!

Për t’pasur poste t’serbëve n’pushtet,

i futnin n’burjge vëllezërit e vetë!...

 

Edhe sot që është liria,

kurrë me ta s’u mor drejtësia!

Fajtor janë t’burgosurit e mjerë,

ndaj bashkëpunëtorëve;

s’ngritën padi asnjëherë!...

 

Ca vdiqën edhe shkuan,

kurrë për t‘bëmet s’u akuzuan!

Ca prej tyre që janë n’gjallëri,

ndezin qirinjtë edhe sot për shkij!...

 

Bëjnë biseda për patriot,

për shkja te Zoti luten edhe sot!

Prapë përzihen si dreq e thi,

për t’bërë mjegullë tollovi!

Për t’mos bërë n’vend drejtësi!...

 

Por tash dita po agon,

historia t’kaluarën ndriçon!

T’gjithë t’këqijtë do i ndëshkojë,

jo drejtësia s’do i harrojë!

Edhe n’varr t’shiturit do’i dënojë!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat