Nisu

Kultura

Nisu

Nga: Dibran Demaku Më: 20 korrik 2021 Në ora: 10:26
Dibran Demaku

nisu moj nisu fushave dhe malit
beja qejfin vetes beja qejfin djalit
nisu moj nisu dhe rrjedhes se lumit
ne driten e jetes larg endrres se gjumit...

nisu moj nisu ti nga lumi i Lanes
sepse je lulja me e bukur e Tiranes
nisu heret ne mengjes tinez
ti je lulekuqja me e bukur e Prishtines...


Lëndimi


sa afër e sa larg ishte udha deri tek caku
sa afër e sa larg ishte kapërcimi i atij pragu
veçse semafori i kuq e ndali turrin
ndjenja e thyer në mes e lëndoi dhe gurin...

Verë

as fyell i bariut
as këngë e bareshave
shtegut të laureshave

as kostarë në livadhe
as argat në arë
as dema në garë

veç diell i nxehtë
që djeg si zgarë....

Harruar ke adresën

nëse të shkruaj e nuk më shkruan
me mërzi ëndrrën më gjuan
më gjuan ëndrrën më gjuan shpresën
harruar ke emrin harruar ke adresën...

Në detin e trazuar

vjen e ulesh në ballin tim
si flutur e pranverës
herë ngadalë herë me nxitim
i ujitë lulet e verës

dhe hapë një vatër me kujtime
për kohën tashmë të ikur
më shumë me lot se përqafime
në mallin e rrëzbitur

dhe sërish ikë në pushime
në rrugëtimin e munguar
peng e lë ëndrrën time
në detin e trazuar...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat