Dielli

Kultura

Dielli

Nga: Brulinda Më: 20 korrik 2021 Në ora: 21:48
Brulinda

Sa herë më shkruan

Një rreze dielli

Më ngroh lehtë mbi faqe

Zbret ngadalë e më mbështjell

 

Sa herë të shoh më thua             

Bëhem diell për ty

Sa ka flakë kjo borë e bardhë

Ta kap ketë rreze

 

Të ngroh mbi mua

Ta fsheh në shpirt

Do më djegë thua

 

Gjurma me e thellë

Aq sa dëshira pa u plotësue

 

Për dashurinë

të gjithë kemi rreze shkruar

Dikush mbi letër

E dikush mbi të vërtetën

 

Vargu më i dhimbshëm

është shkruar mbi zemër

Nga ku s’do zhdukët kurrë

E do jetoj përjetë

 

Aty ku ke shkelur

Gjurma është me e thellë.

 

Natë e ftohtë zjarri

Fishkëllimën e erës e ndjeva

Pas veshit fortë frynte apo fliste

Çfarë don të më thotë                     

Më trokiti zemra këtë herë

 

Për një çast shumë fortë

Zot si nuk po më del

Ç`natë është kjo sot

Derën gjysëm t’hapur

 

E një këmbë në tokë

Frika më pushtoi

Që s’po të shoh dot

Më ngrinë duart              

 

Nuk po i marr dot këmbët

Zjarri për ty më çon në ëndërr

Çfarë po më thotë era

Unë e njoh ketë zë

 

Po më flet dëbora

Edhe ajo për të

E çoj kokën lart

Një lutje zotit i bëj

 

Mos më çmend akoma

Ta shoh dhe një herë më lerë

Aty shoh dëborën

Më fton në vallëzim

 

Vazhdoj dhe dëgjoj zërin

“Jam ketu shpirti im”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat