Aty ku je ti

Kultura

Aty ku je ti

Nga: Valbona.R.Hadri Më: 22 korrik 2021 Në ora: 08:13
Valbona.R.Hadri

Prisja që heshtja të thyhej nga lëvizja e hapave

që do vinin në drejtimin tim,bashkë me erèn që palponte gjethet e drunjëve

Prita por nuk të takova dotë valvitja e Flamurit

mbi pllakën e mermertê gjallëronte pamjen e heshtur

të kësaj toke ku mungon prania jote

U ula të flas me ty babi,

por zemrën më plasi heshtja mbi gurë

Në mbyllje syri ndieva ngrohtësinë e lotit që kriposi në buzën time.

 

Loti i shoqëruar me mallin ra mbi dhuratën e çmuar në librin ,,Kosova""

të historianit

që aq shumë e admiroje

Mbështeta fortê në gjoksin tim

thesarin që mbaja në duar duke kujtuar fjalët tuaja kur thoje:-

Duhet mësuar historinë tonë

që të dimë t'a ruajmë dhe ta mbrojmë atdheun

 

Tê bekohet nga dorê e nënës në djepin e rritës

farë e fisit bashkë me ninulën e krijuar mbi vèrtetësinë e historisë

Intenziteti i pikave të shiut më largoi

duke më pèrcjellur bashkë me kujtimet dhe lutjet

për vedijësimin e fisit tim në ruatjen e forcimit të atdhedashurisè.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat