Dhimbje që shpon ashtin

Kultura

Dhimbje që shpon ashtin

Nga: Tahir Bezhani Më: 26 korrik 2021 Në ora: 19:11
Pamje nga aksidenti

Sot,dhimbja e loti mbuluan Kosovën

Pas lajmit të hidhur mëngjesor

Ëndrrat e dashurisë u përplasen në asfaltin kroat

Dasmat mbeten të nxira, pa daulle, valle e bajrak

Përqafime të ngrira përmallshëm hutimeve

Pakuar valixheve të mallit, me të falat e zemrës

Vetëm lotët e dhimbja udhëtojnë në vendlindje

E trupat tuaj- shpirti në Parajsë,

Flamujt në gjysmështizë në dridhje trishtuese

Sy të përlotur e të ngrirë si akull

Dhimbje që shpon edhe ashtin

Sot loti nuk pyet askënd pse udhëton i valët

Ai vjen deri te shpirti juaj në përqafim gjakimi

Secilin përqafim i ndarjes krejt zjarr

Për një kore bukë, gjithë kjo lemeri

Kurrë nuk qe mjaft ndër shekuj kjo plagë

Të plagosur mbetem akoma rrugëve të botës...

26 Korrik 2021

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat