​30 vjet nga themelimi i shtëpisë botuese “Buzuku”

Kultura

​30 vjet nga themelimi i shtëpisë botuese “Buzuku”

Më: 27 korrik 2021 Në ora: 15:15
Foto ilustrim

Për të pestën herë është mbajtur ceremonia e ndarjes së çmimeve të konkursit të shtëpisë botuese “Buzuku” për roman, kjo me rastin e 30-vjetorit të themelimit të kësaj shtëpie botuese.

Poeti dhe editori i shtëpisë botuese “Buzuku” Abdullah Zeneli derisa ka folur për punën që bënë kjo shtëpi botuese, tha edhe letërsia është identitet shqiptarë që e bënë të madhe një kulturë që e ofron një popull i cili është i ndarë.

Zeneli: Letërsia është ajo që e bën bashkë një popull të shpërndarë

“Është fat i botuesit buzuku që 7-8 vitet e fundit çmimet kryesore të Francës i kam bërë për botim dhe i ka ofruar lexuesit shqiptarë. Por nuk është për botuesin “Buzuku” letërsia e huaj, është letërsia origjinale, është letërsia është identiteti shqiptarë që e bën të madhe një kulturë që duhet kaluar përmasa jo vetëm të regjionit ku jetojmë, një etnie një populli është i shkapërderdhur në disa shtete por që i ofron letërsia , i ofron gjuha, i ofron simbolika edhe këtë mision është përpjekur botuesi “Buzuku” me mundësitë shumë modeste por me vizionin e qartë, ”tha ai.

Ndërsa kryetari i kësaj jurie Eart Xhoka ka thënë se shtëpia botuese “Buzuku” për 30 vite ka arritur që të botojë enciklopedi të cilat kanë qenë nga botuesit shqiptarë.

Xhoka: Për 30 vjet është një ngritje, e cila vetëm t’i numërosh librat do të donte kohë

“Sot ka dy momente ka dy evenimente që do të doja shkurtimisht ti veçoja dhe ti jepja një konsideratë, i pari është i pari botues privat hapësira gjithë shqiptare, pra ka arritjen e thyerjes së akullit dhe të besimit se libri mund të shtegtojë në hapësira administrative shtetërore, së dyti është momenti që një njeri në 30 vite hyn te mosha e pjekurisë, te mosha që merr përsipër gjithçka, ndërsa një shtëpi botuese në 30 vite do të thoja është një ngritje e cila vetëm të numërosh librat e botuar do të donte shumë kohë, vetëm të hysh në atë univers të librit për të kuptuar që kemi të bëjmë me shtëpi botuese që ka ndërtuar enciklopedinë e botimit në kuptimin sepse gjykoj ka qenë shtëpia e shkrimtarit shqiptarë,” deklaroi ai.

Në këtë ceremoni u ndanë edhe çmime.

Çmimet i parë i’u nda Besnik Mustafa për romanin “366 rrufeja”

Çmimi i dytë i’u nda Skëlzen Mareci për romanin “Terror e dashuri”

Çmimi i tretë i’u nda Biser Mehmeti për romanin “Lulja e hidhur”

Çmimi i tretë i;u nda Shqiponja Axhami Trota për romanin “Fundi i Uskanës”

Çmimi i tretë i’u nda Nexhat Cocaj për romanin “Të gjallë e të vdekur në një varr”

Çmimi i tretë i’u nda Jetlira B Avdiah për romanin “Bija e Antardikës”

Dhe çmimi special u nda për Roland Gjoza për romanin “Naomi” 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat