Festo gjakprishur! 

Kultura

Festo gjakprishur! 

Nga: Neki Lulaj Më: 27 korrik 2021 Në ora: 22:25
Neki Lulaj

Sonte siç me lidhët  si lak  rreth qafe  

Si kullë ëndrrash me qerpiç  

I rëndë ky dyshim  

Në orët e kësaj nate   

Futë e zezë, pa gjumë, trishtim. 

  

 Mërmërimë e mëngjesit  

Rreth autobusit ulën hijet e qirinjve  

Krah korbash sillen rreth bregut te detit. 

E Brenda vetes dëgjoj tundjet e tërmetit. 

  

Yjet korrin shkëmbinjtë e zhveshur  

Mjegulla  nga zalli gjëmon.  

I lagur rrokulliset dielli i mëngjesit   

Nga qafa e malit në rrënojë. 

  

Tragjedija pabesisht i përbiu gërnaçat  

Gëzohet gjakprishuri që i ofendoi  

Mërgimtarët lulët e shpresës. 

Këtu në këtë mëngjes ju këputën rrugët e jetës. 

  

Sot i ke dhjetë me pak që të të urrejnë  

Se ata patën dashuri me u kthye nga mërgimi  

I djegi malli si hekurinë në furrën e nxehtë  

Vdekja pabesisht shtegun  ua mbylli.  

  

Ishin të malluar për aromën e djersës së prindërve.  

Dy vite pa  ua prekur as faqen, as ballin.  

Shumë ëndrra thurën deri te kjo nisje  

Çuditërisht u hapën retë e gjëmoi tufani. 

  

  

Shpirtërat  ua përpiu autobusi që vrapin ndali 

Rruga e këputur  në dysh.  

Feneri i shpirtërave u derdh në  vesëm  e barit 

Malli e  dhembja e dashuria u bënë lumë  

Ku të marrim forcën gropa -gropa me rrebesh  

Se sot veç  Valon  gjakprishuri e bën festë.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat