Loja me vezë

Kultura

Loja me vezë

Nga: Sevdail Hyseni Më: 31 korrik 2021 Në ora: 09:38
Ilustrim

Vojo barkmadhi

Qenka me huqe,

Kërkon mish zogu

Dhe verë të kuqe!

 

Të keqen oreksi

E këndell shumë,

Sa dhe gjatë natës

Përtypet në gjumë!

 

Më ka marrë inat

Ai, dora vetë…

Pse me satira

Nuk e lë të qetë !

 

Më kërkon duel

N’saje t’mendimit,

I them më lër…

N’halle t’frymëzimit !

 

Në lojën e mundjes

Eja bir shejtani,

T’i provojmë vezët

Në fushë mejdani!

 

Të miat nuk thyhen

Tani as më vonë,

M’i ka bërë pula

Para erës sonë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat