Pse nuk flisni?

Kultura

Pse nuk flisni?

Nga: Fatmir Lohja Më: 31 korrik 2021 Në ora: 11:19
Fatmir Lohja

OJQ-të e shumta në Tirane, organizuan një takim me banoret e lagjes, me temë:” Si ta ndreqim jetën në komunitet?” Profesor Gimi, me këmbëngulje, më terhoqi në atë takim. Salla qe e madhe, se dikur ka qenë vatër kulture. Nuk është tjetërsuar se nuk i ka dalë pronari, se adhe ajo do shkonte me shoqet.

Me profesorin zumë vend diku në fund . Salla u tejmbush. Ata që zunë vend në tribunë, u prezantuan se kanë marrë diplomat në universistetet më me zë në glob. Sëbashku me Gimin, u gëzuam ,pas leximit të CV- ve, individuale. Shpresonim se do të mësonin nga dituritë e tyre. Me entuazizëm, i thashë profesorit në vesh, se sa mirë bëri ,që ma mbushi mendjen.

Gëzimi ynë nuk shkoi gjatë, se diskutimi u përqendrua, nëse duhej prishuar, apo ruajtur, vatra e kulturës, ku ne qemë tubuar! Nuk u gënjej. Të shkolluarit jashtë nisen të zihen me keq se politkanët, që i kanë blerë diplomat te privatet, në vend. Pala, qe që për prishje, arsyetonte se themelet e veprës janë ndërtuar nga fashistët. Ata që ishin për rikontstruksion, kërkonin që themelet e objektit të ruheshin ,të evidentoheshin , ndërsa ndërtimet e komunzmit të rrafshohen për tokë.

Një konstruktor ndertimi, u tregoi teknikisht se themelet e fashzimit, nuk mbanin më shumë se një kat ndërtim. E te shkolluarit jashtë, iu kthyen konstruktorit shqiptarë, për paditurinë e tij teknike në ndertim, më fjalë të pa mësuar në as një nga shkollat tona. Mua me Gimit na u dhimbs i mjeri inxhinjer.U çuditëm më shumë, se asnjëra palë në konflikt, nuk e tha një fjalë të mirë për te, ndonëse e kishin ftuar me konsensus.

Ikim Gimo, sa jemi herët!-i lutem profesorit në vesh.

Nuk e kanë me ne! Po shqetësohesh fare kot?

Kur të kthehen nga ne, nuk do të jemi me në gjendja të dalim , pa na bërë rrezil.

Çfare punë kanë me ne?

Për këto idiotsira që po debatojnë, jam i bindur ,se si edhe unë, edhe ti nuk je dakort,or profesor!

Gimo! Kafen me bisht ta jap unë, vetëm me hiq nga ky tubim.

Të rrimë edhe pak, se mesa duket po qetësohen gjakrat! -më urdhëroi profesori.

Ja futi kot profesori. Intesitetit i sherrit po rritej nga sekonda në sekondë. Fyryrat u përskuqen. Djersët kullon çurk, ndërsa për ofendimet ,apo sharjet, përveç shqipes, u kërkua ndihmë edhe të gjuhët e huaja.

Ju dy pleqtë pse nuk flitni? Ne e kërkojmë mendimin tuaj!- pa e pritur, e pa u kujtuar nga ne, na u drejtua në rinush nga tribuna, në një moment qetësie, kur luftëtarët po mbusheshin me frymë.

E para, nuk jemi pleq. Nuk kemi dalë në pension, - u ngrit profesori i nervozuar. E dyta, ende nuk e kemi marrë vesh se çfarë kërkoni?

Pa mbaruar Gimi pyetjen, në sallë plasi një gaz, si në estradat e mira shumë. Kur e pa profesori se nuk do t’i jepnin më sira për të folur,u ul më shumë energji në karrike.

Ikim! Kishe të drejtë. Nuk duroj më !- më drejtohet profesori në vesh.

Kafen me bisht ma jep ti , kur të dalim nga këtu?- e thumboj për ta qetësuar.

Vetëm ikim se nuk të lë te paguash, për kokën e kalamjve !- më kthehet buzagaz.

Palët në konflikt gjeten gjithfarë termash, për të fyer profesorin. Poltikisht e cilësuan fashist, komunist, ballist, puthadorë pozitës,…. Për shendetin mendor, barbarisht, u përcaktuan , diagnoza të shumta si në shqip, edhe në gjuhë të huaja. U mërzita shumë nga çfarë pashë ,edhe dëgjova.I bëra me shënjë Gimit të çoheshim.

Po ju bashkëmoshatari i parafolsit nuk do të na thoni ndonjë qyfyr? - më drejtohet një grua nga tribuna, me tualet të rendë shumë, sapo ne ngritëm për t’u avulluar nga ai vend.

Ktheja si e di vete,se po të pres, - u mundua profesori të më japë kurajo.

Jam profesionist ekonomist me mbi dyzet vite, në sektore të ndryshëm të ekonomisë.- u prezantova me ndrojtje shumë.- Ju siguroj se fakultetin ekonomik e kam mbaruar ditën, në Shqipëri. Nga kjo ekperiencë punë po ju bëj dy pyetje. E para, kush eshte investitori? E dyta, sa është shuma e parave në dispozicion për të bërë ndërtimin?

Sa më dëgjuan , u mekën duke qeshur. Kur u qetësuan ju turren njëri-tjetrit më shumë energji. Në atë zallamahi pak mora vesh. Tronditja psiqike qe, se asnjëherë, në grindjet e tyre, nuk i kanë përmendur paratë. Gati sa nuk e mbyten atë që tha, se investimin duhet ta bëjë bashkija. Bërtisnin edhe rilindasit, në mbrotje te idese, se ndërtimin duhej ta bënte qeveria. Kur një tjeter propozoi, që investimin ta bente privati me PPP, se qeveria nuk ka para, plasi shamata për të ndërhyre policët.

Ikim Gimo, sa nuk kanë filluar sherret, se sa mijlon euro duhet për ndertimin, dhe u ngrita në këmbë, me trup të perkulur, dola me nxitim në ajër të pastërt. Kur ndeza cigaren, u çudita se përveç Gimit, qe edhe konstruktori rrezikzi.

Për shplodhje të tre po çapiteshim rrugëve të Tiranës. Pyetja:” Kush dreqin na çoi në atë tubim?”- na lodhi më shumë. Konstruktori ia linte nipit, që ishte në tribunë.Gimi inatin e kishte me komshinë, ndërsa unë me me profesorin, që m’u vu në shpinë aq shumë.Natyrisht kur e mbolodhëm mendjen u shpërndamë secili në shtëpi.

Kjo ngjarje ka vite që ka ndodhur. M’u kujtua, se një natë më përpara pashë ne televizor, qe OJQtë- grindeshin si në atë dite, ku morem pjesë ne rrezikzitë. E kanë rrafshuar vatren e kulturës. Rinia nuk mund të argetohet më brënda, se OJQ-te ende nuk e kane ndare vaden se kush do ta ndertojë , dhe sa para do të kushtojë!?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat