Mos prit…

Kultura

Mos prit…

Nga: Xhelal Hoxha Më: 4 shtator 2021 Në ora: 07:23
Xhelal Hoxha

Mos prit, që të tjerët terrin ta bëjnë dritë!

Mos prit, që pas tyre dielli të shndrit!

Mos prit, që puna e të tjerëve që të ngritë!

Mos prit, që injorantët të ti hapin sytë!

 

Mos prit, që të paditurit të jenë fati yt!

Mos prit, që pas theqafjes, rrëzuarjes tënde

Dhe plandosjes sate  përfundimtare në tokë

Që mëpastaj, të kesh miçë e shokë!...

 

Mos prit, në heshtjen stërkeqe e shurdh-memece,

Që të jetë një fat  i zi, dhe një zezonë e keqe, për ty!

prandaj, zgjohu nga gjumi mirë e mbarë,

mos rri kot e kot ...

Mos prit, në tokën tënde, jetën pa një Zot! 

 

 

Mos prit, që të djegë qumështi yt,

dhe ti të frysh në t’huajin kos, mos!

Mos prit, që oxhaku të jetë tymosur me blozë

Mos prit, të lutem shumë mos, mos! ...

Mos prit, Ti o njeri; bëhu vetja- uni yt vetë

Njeri i pa varur e krejt i sinqertë,

me virtyte të larta dhe i vërtetë!

 

Ndonëse ti, je unikat në këtë shkurtën jetë,

 mos harro kurrë, dhe asnjëherë në jetë:

Vendos për veten tënde, kjartë mirë e drejtë;

jetoje ashtu jetën, si din e donë vetë...

                        

Prandaj, mos prit, sepse ti je një yll qiellor që shndrit!

Gjithashtu, ti je një meteor, që për të tjerët,

por edhe për vetën tënde, përjetë do të  bësh dritë!...

MOS...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat