Anjeza nëna e përjetshme

Kultura

Anjeza nëna e përjetshme

Nga: Dedë Preqi Më: 4 shtator 2021 Në ora: 13:58
Dedë Preqi

Nuk e zgjodhe jetën, por e gatshme t’a sfidoje

Sikur ajo të respektohet në retrospektivë

Të vuash për t’a dashuruar vuajtjen dhe llojin e saj.

Shpesh i thoje vetës, pse o zot, jam e pa « zonja »

Po më vyshkën në dorë këto lule të njoma,

Me dorën e vokët u përgëdhele faqet e purpurta

Ndërsa po e bënin vajimin e fundit…

Sa e rëndë dhe komplekse bëhët jeta

E vjelur dhe zhveshur pa dashurinë e saj,

Ajo shtypet e ndrydhet nga peshat e veta

Sikur nuk ekzistojnë zgjidhje të thjeshta.

Nënë e përjetshme e sfidave më të rënda

Edhe pse nganjëherë me ndjenjën e pafuqisë,

Për ta ndryshuar kahen e shekullit përbindësh

Në zemrat e njerëzimit mbolle filizin e dashurisë.

 

ËSHTË APO NUK ËSHTË E ARRITUR

Është apo nuk është diçka e arritshme

Në historinë e këtij njerëzimi darvian

Me bilet kthyese shkon turist në hënë.

Dhe çfarë vjen kjo formë e jetës digjitale

Që me një shpejtësi marramendëse

Të krijojmë një kulturë arti dhe pune

Që të punojmë edhe nga shtëpia e jonë.

Sëcili do të fliste me vetëvetën pa zë

I planifikon veprimet e veta në heshtje,

E konsilidon kujtesën e informacioneve

Në një mënyrë duke sajuar vetëm një «thuthuq».

Shpesh i flet vetëvetës në monolog handikep

I shpalos mendimet në ç’dreq bote vërdallë,

Në një mënyrë i thotë vetës «rabot» i përsosur.

Por, a ia vlenë që edhe fëmijët e parakopshtit

Të ngopën me orë të tëra me lodra digjitale

Ka mbetë ti ndërrojnë vetëm edhe bythecët

Që as « dadoja » mos të intervenojë fare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat