Ndahet nga jeta kantautori i njohur shqiptar

Kultura

Ndahet nga jeta kantautori i njohur shqiptar

Më: 4 shtator 2021 Në ora: 14:08
Riza Dolaku

Ka ndërruar jetë në moshën 72 vjeçare në Prishtinë kantautori i njohur, Riza Dolaku. Ai nuk ka mundur dot të fitojë betejën me një sëmundje të rëndë në mushkëri.

Riza Dolaku është autor këngësh të njohura. Ai ishte kompozitor që studioi në Akademinë e Muzikës në Beograd. Filloi shkollën e mesme muzikore në Prizren dhe e përfundoi në Prishtinë.

Riza Dolaku mori pjesë në festivale të ndryshme si: “Akordet e Kosoves”, “Zambaku i Prizrenit, Nota Fest etj.

I ndjeri, ishte gjithashtu një pianist dhe pjesë e jurisë në festivalin “Shon Fest 2000”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat