Liria

Kultura

Liria

Nga: Ganimete Jakupi Demiri, Zvicër. Më: 5 shtator 2021 Në ora: 20:16
Ganimete Jakupi Demiri

Sa shumë e donim ne lirinë,
"Lirinë" që sot ne e kemi,
Në shumë raste e "cunguar",
E në shumë raste pa asnjë pikë freri...

Nganjëherë më duket se kjo liria,
Traditat paksa na i ka përzier,
Me ato të Azisë dhe Evropës,
Si rivale bashkëkohore të kohës...

Jem ra në hall nga të shkojmë,
Në të dyjat paragjykime,
Të mbuluar apo të zhveshur,
Veshjet tradicionale të bukura në arkiva kanë mbetur!...

Çfarë po ndodhë kështu me ne?!
Liria jonë për disa gjëra e frenuar,
E për disa shumë e ekzagjeruar,
Madje edhe Amerikës ia kemi kaluar...

Pranojmë ligje nga më të ndryshmet,
Gjoja Evropa me na pranu,
Këto tradita shqiptari kurrë nuk I ka pas,
Mashkulli me mashkull me u martu!...

Vdiq burrëria e kanuni,
Erdhë liria edhe me "disa" të këqija,
Asnjëherë këtë s'e kishim menduar,
Të tjerët të servojnë gjithçka e ti duhesh veç të nënshkruash!...

©️Ganimete Jakupi Demiri, Zvicër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat