Klithmat e të vdekurve të zhdukur e të pagjetur

Kultura

Klithmat e të vdekurve të zhdukur e të pagjetur

Nga: Ali Kelmendi Më: 11 shtator 2021 Në ora: 16:05
Ali Kelmendi

Kemi dëgjuar gjëmimet dhe bërtimat,

E bijve dhe bijave tona në betejat e përgjakshme,

duke luftuar si bishat e egëra,

dhe vdekur në netët e tmerrshme.

Imagjinoni ata duke rënkuar e ngulçuar,

Hedhur në baltë, liqenjë, thellë n`tokë dhe në furrat e shkrijetoreve,

Të Trepçës dhe Maçkaticës së Surdulicës,

Të braktisur, të paralizuar, të plagosur, të gjakosur e të vdekur.

Ata ju thërrasin juve nënave, motrave dhe grave të reja krenare,

Ata titanë, heronjë nga varrezat e panjohura masive anë e kënd Sërbisë,

Të zhdukur për të mos u gjetur dhe dëshmuar mbi krimet serbe të bëra mbi ta,

Në përpjekje për të na zhdukur dhe dëbuar me plane dhe mjete më mizore.

Mos vajtoni ju nëna, motra dhe gra trimëresha, sepse kombi lulëzon me ju,

Do jeni bartesët dhe krijuesët e jetës se re pas nesh në vazhdimësi,

Edhepse ne bërtasim nga qindra varrëza të pagjetura, ju gëzojeni fitorën dhe lirinë,

Dërgoni fëmijet ushtarë dhe i përgaditëni për lufte në mbrojtje të atdheut.

Andaj ju qeveritarë e sidomos ju të kësaj legjistrature të VII-të

Dëgjojeni zërin e nënave, motrave dhe grave tona,

Hulumtoni dhe na i gjeni varrezat kudo qe gjendemi

Duke na identifikuar dhe rivarrosur eshtrat në tokën e përgjakur të Kosovës martire.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat