Po të mos ju kishim...

Kultura

Po të mos ju kishim...

Nga: Zymer Mehani Më: 13 shtator 2021 Në ora: 08:13
Zymer Mehani

Po të mos ju kishim ju, dëshmorë

Ditët plot bardhësi, si mal me dëborë

Do t’na ishin t’zymta si kortezh mortor

Burimi i këngës fare do të shterte

E vargu i thyer i pashkruar do të ngelte

As pranvera plot ngrohtësi n’këtë truall s’do të vinte

Dhe shpresa  e pashpresë  përdhe do të binte

Por, meqë juve ju kemi , o dëshmorë

Në Altar t’Atdheut  -  lule me kurorë

Ju bij të atdheut  me shpirt madhështor

Rrezaton liria në këtë dhe arbëror.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat