Portreti i artistes dhe poetes Fitore Haklaj

Kultura

Portreti i artistes dhe poetes Fitore Haklaj

Nga: Hava Kurti Krasniqi Më: 14 shtator 2021 Në ora: 21:52
Fitore Haklaj

Fitore Haklaj është një artiste e artit pamor. Fitorja jeton në Kantonin e Tesinës. Me origjinë është nga Isniqi i bukur.

Fitorja është poete  dhe piktore.

E pyetur se me cilat piktura do të garojë në Konkursin pamor të cilin e ka shpallur Shoqata e Shkrimtarëve dhe Krijuesve në Zvicër, Fitorja përgjigjet :

" Do të garoj me katër piktura.

Dy janë portrete, portreti i Besim Dinës dhe portreti i Vjosa Osmanit, dhe dy piktura të gjinisë moderne artistike"

Me pak humor e pyetëm se a do fitojë Besimi apo Vjosa ?

Fitorja përgjigjet duke qeshur: "të dytë janë fitues në jetë, nuk ka rëndësi "

Ajo tregon se me pikturën e Besim Dinës e lidh një përjetim shumë i veçantë

"Piktura e Besim Dinës është falënderim ndaj personalitetit të tij, për emocionet që na i falë përmes emisionit Oxygen.

Një ditë u telefonova prindërve në Kosovë dhe u tregova portretin.

Babai im, për shkak të një sëmundje kishte muaj që nuk mund të fliste.

Kur e pa portretin, fytyrën ia përshkroi një buzëqeshje e lumtur që moti se kishim parë në çehren e tij, dhe arriti të thotë me zërin e vet: Besim Dina.

Ishte një mrekulli.

Meritë e Besim Dinës, por që arriti të transmetohet përmes artit pamor, e që është një gjuhë në vehte"

Duke e shikuar portetin e mrekullueshëm, mu kujtua ajo thënja e regjisorit të ndjerë gjerman Martin Benrath

"Tek një artist i madh, është gjithmonë interesante ajo që lexohet në fytyrën e tij, kur ai nuk flet, kur ai dëgjon, kur ai zbulon diçka.

Ai dialogu i brendshëm i tij."

Besim Dina i ka këto tipare, është pasuri e jona kombëtare.

( Portreti nuk lejohet të ekspozohet deri pas përfundimit të Konkursit )

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat