Pilotët

Kultura

Pilotët

Nga: Fatmir Lohja Më: 15 shtator 2021 Në ora: 07:40
Fatmir Lohja

Me fillimin e shtatorit, me profesor Gimin, për çdo pasdite ,nisëm avazin e shetitjeve nga kodrat e liqenit. Sot po jetojmë , si po na këshillojnë mjekët. Ditët e para u kënaqem edhe duke ecur, edhe duke bashkëbiseduar. Patëm rreth dy muaj pa u parë. Biseda na ecte bukurmirë. I raportuam njëri-tjetrit, si i kemi fëmijët, nipërit, mbesat. Ku i kaluam pushimet. Ku jemi kënaqur, e ku jemi mërzitur. Ku doli, e ku teproi paraja, për të mos na prishur qejfin. A je zënë me gruan ? Çfarë libri ke lexur kohët e fundit ? Ke mik ke takuar?

Ndryshe nga ditët e tjera, profesori nuk më dukej në formë. Bëmë tëra atë ecje, dhe nuk e nxirrte asnjë fjalë nga goja. Mendova se ka ndonjë shqetësim familjar, prandaj nuk e ngacmova me pyetje të kota. Nuk e kam natyrë, t’i zhbiriloj miqtë.

Fëmijët më janë vënë , që të shkoj pas tyre në Kanada, - u ndal, e pa më pa në dritë të syrit.- A ma jep një mendim?

Si të bëhet ty më mirë, për atë variant jam, -e këshilloj me sinqeritet.

Gimi mendohej. Ecte dhe ndalohej. Më shihte në dritë te syrit. Sodiste liqenin . Hidhte shikimin lart në qiell.

Ky vend nuk bëhet,- me tha më shumë shqetësim.

Pse t’u mbush mendja për këtë konkluzion?- e pyes me sinqeritet.

Ka humbur shpresa. Në asnjë vend të botës pozita ,dhe opozita nuk janë me një palë mend, - dhe u ndal- Ka minimalja një ndarje. Ka të majtë, edhe të djathtë, të cilat i japin shpresa elektoratit.

E zure me politikën ti,- e ndërpres mikun tim.

Politika e mbrapsht po me jep rrugët e kurbetit.

Nuk ia ndërpreva arsytimet, me që ishte i merzitur. I kanë bërë përshtypje, kongreset e partive të majtë, edhe të djathtë. I qe mbushur mendja, se të dyja ngjanin si dy pikat e uji. Statutet i ndryshuan. Kryetarët e partive i bënë sulltanë, carë, perandor, mbretër, ….., se e ligjëruan, që të gjitha organet e partisë, të jenë vetëm këshillues për sovranet. Në të dy kongreset të aftit u eleminuan me barbarizëm. Servilet u ngritën më lart në pramidat partiake.

Kush do ta drejtojë këtë vend?- me drejtohet papritmas.

Të kam thënë ,me qindra herë, se nuk më pëlqen politika.

Pse qesh?- me drejtohet Gimi me seriozitet maksimal.- Çfarë thashë gabim qe ti zgërdhihesh?

M’u kujtua një e vjetër, pas pyetjes tende.

Ma trego?

Vdiq prefekti. Një shkodranë po e vajtonte me dënese”.- Pse po e qan kaq shumë?- e pyesnin komshitë.- Duke ndërruar jetë një nga një , soji tyre nuk mbaron kurrë.” Profesor! Kështu ka qënë, kështu është.Të lutëm mos më përziej me politikën, se nuk e kam ndërmend as të duartrokas, as të vajtoj politikanët !

Nuk po të bëj politikë. Mendoj, se ky realitet mjeran, po boshatis Shqipërinë nga shqiptarët. Arsyeto për shqetësimin kombëtar dhe jo për partitë! Qerrata! Mos më bëj mua tërci- vërci, se e di që më kupton !

Si o burrë i dheut, ke pirë me kunetërit për dhjetë ditë pushime në plazhë, dhjetë litra raki, pa e ruajtur një pikë për ne? – u futa në këtë krah, per t’i ikur temës me politikë.

Sa herë më këshillove këto ditë, që të mos marr raki me vete, se zotërija jote kërkon vetëm ecje? Mos i bishtno shqetësimit tim!

Në Shqipëri nuk ka politkanë,por pilotë,- e nisa ngadalë.

Nuk po të kuptoj. Me avitorët pse po e merr krahasimin?

U mundova t’i shpjegoj termin pilot. Kush drejton një mjet , emërtohet pilot. E konkretizova me pilotët e formula unos, aviacionit, marinës detare, …… Pilote ndryshojnë me shoferet, aviatorët, kapidanët e anijeve, mashinistët, se vetëm drejtojnë, dhe nuk i fusin duart në riparimet e mjeteve që drejtojnë.

Pilotë jemi edhe ti, edhe unë, - e ngacmoj për të më ndjekur.

E pse?- me pyeti i habitur tërësisht.

Edhe unë, edhe t’i, e kemi nga një patentë për të vozitur makinën. Jemi pilotë, e jo shoferë, se për një defekt të vogël mbesim në mes të rrugës, duke ngrejtur dy duart lart, për të kërkuar ndihmë nga mekanikët. Shoferët dorëzohen, vetëm kur e konstatojnë se defektin nuk mund ta bëjnë në mes të rrugës.

Nuk të kuptoj!

Je profesor, dhe vrite pak kaplloqen! Merre temën si detyrë shtëpije, për të bërë një ese. Stërholloje si di ti!Po na solle një pike raki nesër, të jap fjalën se do të dëgjoj deri në fund!- dhe morëm rrugën për në shtëpi, pa e folur asnjë fjalë të dy.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat