Dallëndyshja

Kultura

Dallëndyshja

Nga: Nexhat Halimi Më: 15 shtator 2021 Në ora: 14:07
Nexhat Halimi

Vjen etur  mbi dritare me largësi dhe mall.

E kërkon Dean e Lean dhe sillet vërdallë.

-Ku është gjyshi ndoshta flet në gjuhë të vet,

Pse ai s' shfaqet, s'e kam parë ka një vjet!

 

Dallëndyshe, prit pak, or zog i mirë shtegtar.

-Gjyshi, ka vajtur me ag të bëj ndonjë pazar.

- Të blejë shtëpizë të vogël e kandrra për ty,

Ja tek vjen me torbë në dorë e me dashuri!

 

Dea dhe Lea kanë vajtur të etura në mësim.

-Qe luftë këtu. Në gratë e fëmijët u bë krim,

Të moshuarit ndihmuan UÇK-në, të sjellin lirinë,

Të rindërtojnë fshatin, ta vrasin vetminë!

 

Gjyshi tash vjen e të bën me fyell muzikë.

-Qe luftë këtu, zemra u dogj për së gjalli.

Ti qe larg në shtegtim, diku ndoshta në Afrikë,

Oh, sa na ka marrë për ty malli.

 

Albatros

Përpihet ndër shtresa të përziera dendur qiellit,

E ndjek poshtë e lart zërin e gjallë të fyellit.

Ik shkallët e katet e gurta të kullës kodrës bi det,

Qëndron hapësirës së paqes e gjatë nuk zbret.

 

I hapë krahët e bardhë e vërsulet ndërmjet,

Ik dhiaret e gurit, rrjedhat e kroit e zbret.

Luginës me aromë të lule xhenetit në Dumnicë

E prapë e kujton mollën e Kuqe në Toplicë.

 

Zbret në rërë të mbushur gjurmë të Dardanisë,

Në fluturim të gjatë etjes dhe flakës së dashurisë.

Albatros, sqepverdhë e krahgjatë,

Zbrit në kala të Ulqinit, në gur të thatë.

 

Nën hije pushojnë fëmijët, kohët e ikura e gratë,

E në degë të zhveshur kotet e mediton një krah thatë.

E ulliri trung çarë në gur me mija vjet ty të pret,

E shikon syprinën e ujit dhe zgjon gjakun në det.

 

Pikturon etjet e ikura e flakët ëndrrës me vjet,

Kujton trimat me shpata, me Lika Cenin në ballë,

E gurin e çarë nën krahët e hapur qiellit të vet,

Gjithësia në secilën pupël gjithnjë e mban gjallë.

 

Dallëndyshja e vogël

Hapi krahët e mprehtë dhe të gjatë në etje,

Dallëndyshe sqep hollë dhe bisht gërshërë!

Jeta ka kaq ëndrra, ka kaq tretje e fjetje,

Ndër gjurmët e mbetura shkrimit në rërë.

 

Jetoje çdo çast, jetoje çdo pemë të flatruar,

Dallëndyshe e vogël me këtë bisht bigëzuar.

Fluturo me zhdërvjelltësi në cep ndonjë are,

Ja, fëmijët e mësojnë mësimin në abetare.

 

Ana shpinore të ndrit ngjyrë të mbyllët fare,

Ana barkore ka ngjyrë të bardhë, gushë kuqe.

Ti, zgjon në mëngjes me sy në burbuqe,

Me fole të ndërtuar në strehë, mbi dritare.

 

Paralajmëruese e pranverës, thellë në prill,

Lart përmbi Dumnicë të ndrit i njëjti yll.

Të flatrosh në shtator apo tetor për në Afrikë,

Ballë erërash të ashpra, në shi, merr e ik!

 

CIRLA E KALLAMISHTEVE

Në pranverë në maje të kallamit zbret nga qielli,

E ia jep e hareshme këngës pa muzikë e nota.

Cicërima dëgjohet në hapësirë, thuaja hesht fyelli,

E mbrëmja e qetë bie kallamishtesh të kota.

 

Në shkurre a kallamishte cirlat mblidhen në tufa,

Ndonjëra bie hijes në ujë, tjetra kërcimit në gur.

Cirla i prin valles kallamishtes së gjelbër e bie në urë,

Me tufa ngjyrë të ylberta shkrirë në xhufka.

 

Çerdhet i kanë ndërtuar në gjurmë të Mujit,

Aty kaq afër, në shkëlqim të hënës dhe ujit.

Herë ngjajnë në gjethe e herë tjetër në burbuqe,

u ndrisin në ngjyrë të kuqe.

 

Harabeli

-Jeta nuk është përrallë për asnjë harabel, - thotë gjyshi,

E ka kujdes të mos i hedhet në parzëm papritur këlyshi.

Dea e bredhë shikimin rreth e rreth, ta ndalë pakëz jashtë,

Aty te harabeli, në shpupuritje, të gjejë grurë në kashtë.

 

-Ja, -ndërhyn Lea, -bie borë e fërfëlliza zgjohen të gjata.

Harabeli s' është ende në fole, tashmë e ka prekur nata.

Pendët i kanë prekur ndritje gri, me spërkatje të zeza,

E pema tek do të fle është shtresuar dhe nga krahneza.

 

-Ka pendë të verdha, me vija të bardha në qafë, - thotë Dea.

-E cilëson guximi e dinakëria, - lexon nën dritë në libër Lea.

- Harabeli ka ngjyrë gri, - ndërhyn gjyshi me mustakë.

E shikon borën nga reshë mbi pullaze ky plak, faqe gjak.

 

-Do të kujdesemi për harabelin, duke i bërë gati pak mel,

Ta kalojë këtë dimër, - thonë vajzat, - e ai të ik në zabel.

Me puplat ngjyrë gri-kafe, me një shirit të verdhë mbi sy,

E një njollë e vetëtimtë me ngjyra rreth fyti, i shkëlqen aty.

 

Thëllëza

Shëtisnin dy vajzat në moçalishte rrjedhës së ujit ,

Bari i egër e i pashkelur në një pjesë blu të askujt.

Papritur, e frikësuar, fluturoi thëllëza me furi,

Ato vërejtën vezët në fole të mbetura në vetmi.

 

-Thëllëza iku qiellit. Do të vijë përsëri, - tha Lea.

-Fshihemi mes shkurresh dhe e zëmë befas, -tha Dea.

- Jo! E thërrasim gjyshin me këmishë liri e në mitan,

Të na rrëfejë, i veshur në aba me gajtan.

 

-Ja, thëllëza ra përmbi shtatë vezët e veta shqim.

Vajzat zgjatën duart ndër bar, e kapën zogëzën aty.

Dy javë të përkujdesen për shpendin në robëri!

Të lidhur këmbësh e mbajtën pa shpjegim!

 

Thëllëza çeli zoçkat e vogla nën saç me shqetësim.

Lea e Dea ia zgjidhën këmbët thëllëzës përsëri.

Tashmë e kishin kuptuar të kishin bërë gabim!?

I kthyen zoçkat në fole prapë e thëllëza fluturoi aty!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat