Më erdhe

Kultura

Më erdhe

Nga: Zymer Mehani Më: 16 shtator 2021 Në ora: 08:38
Zymer Mehani

Më erdhe si furtunë e papritur
Në çastet e rënda të vetmisë
Ti gonxhe që di të çelësh
Dhe t' rritesh n' zemër t' stuhisë

Më erdhe si pikë e nxehtë loti
Si det i gjerë valashumë
Në sytë e mi t' mallëngjyer
Në netët e mia të pagjumë

Më erdhe porsi gurrë e dëlirë
Që qetë- qetë rrjedhë në lumë
Më erdhe në stinën e dashurisë
Braktise ëndrrën e qetësisë

Më erdhe kur këndojnë trishtilat
Kur rriten e harlisen zymbylat
Braktise rrugën e trishtë të vetmisë
U nisëm së bashku shtegtimit t' dashurisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat