Zë i shqipes

Kultura

Zë i shqipes

Nga: Antoneta Uka-Duhanaj Më: 16 shtator 2021 Në ora: 11:41
Antoneta Uka-Duhanaj

që buron nga nëntoka

i lules

dhe i fushës

i malit

dhe bjeshkës

i gurrave

në kroje

Fërshëllima e lumit

dhe e Drint

Ӕshtӕ

Penda e bekuar e Agimit

Aty ku errësira

gjen dritë

Lind agimi

ditë për ditë

Aty ku loti

rëndë rënkon

Buzӕqesh penda

dhe ledhaton

Aty ku zjarri

jep trishtim

Penda e Agimit

jep gëzim

Ku vajtohet

fusha edhe mali

Ku shprehet gëzimi

edhe malli

Shkruan penda

e këtij djali

Ku zbutӕ verin

dhe then akullin

Ku sjell diellin

afron pragin

Gjendet penda

Deskjane

Mu në zemrën

Dardane

Freski mendore

e shpirtërore

Atdhetar me dorë poeti

Është i Madhi Agim Desku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat