Dje, sot, nesër e mot...

Kultura

Dje, sot, nesër e mot...

Nga: Xhelal Hoxha Më: 18 shtator 2021 Në ora: 09:11
Xhelal Hoxha

Sot ka pak njerëz, shokë, miçë si dikur...

Që luftuan e luftojnë me mendje e zemër

Për këtë Popull, për këtë tokë

Këtë simbol Emblemë Kombëtare

Shkabën tonë dy krenare, kuq e zi tonin flamur!


Ne Shqiptarët duhet t'i kemi të ndritura veprat

Të kthjellura mendjet, shpirtrat, zemrat dhe kokat,

për t’ mos na u ndarë, akoma edhe më shumë, tokat tona!...


Kur atëherë, do të kemi një unitet të përbashkët:

Një komb, një shtet, një shqiponjë dhe të unifikuar;

Një gjuhë dhe një të vetmen të kultivuarën tonën kulturë;

Atëherë ndoshta gjithsesi e medoemos, do ta kemi:
Një Komb një gjuhë e një flamur?!


Mirëpo, me këtë mendësi, mentalitet që kemi sot

Jo të pastër fare, siç duhet ta kishim ne

Dje, sot, nesër e mot...

Të shenjtë, të pasur e të shtrenjtë

Sikurse ari e kristali, dhe si qelibari

Kombin ynë do të ishte: bash krejt si një bilur!..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat