Trojë e Fushës së Margëlliçit

Kultura

Trojë e Fushës së Margëlliçit

Më: 18 shtator 2021 Në ora: 13:44
Atdhe Geci

Ti  u  xhveshe  si  thelëz e mollës

për të vrapuar  me  ajrin dhe erën

hijet e natës  i  çave për pak hënë

për pak  yje  e  për  pak përqafim

Zemër, jemi në të njëjtën kohë të

jetës sonë, e  në  të njëjtën rendje

Hëna  me  kitare na shfaqej kudo

ajo ishte varsja në  një nate ipesh

Dashuria  në  netë të nxehta vere

na  vë  flakë  në shpirt e kraharor

na bën ta ndjejmë vet njëri tjetrin

dhe t´i ndjejmë minutat dhe orët!

Në çastin kur të dashuruarit donë

lindje,  djepi  duhet  të  jetë  bërë

për një festë dhe kremtim sublim

O Trojë e Fushës  së  Margëlliçit

ai që të shijoi ty  është  Pellazgu,

e ajo që më shijoi  ishte Çamëria

e  cila  vajzërisht  hapi këmishën

ku Troja ende  nxjerr tymin e saj!...

Atdhe Geci - Dortmund, Gjermani, 2021

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat