E bleva lirë

Kultura

E bleva lirë

Nga: Fatmir Lohja Më: 22 shtator 2021 Në ora: 08:10
Fatmir Lohja

Dulja, ish oficer madhor te forcat e armatosura, më urdhëroi ushtarakisht, për ta takuar te lokali lagjes.E dua shumë. Nuk kam mik të mirë .E lashë komjuterin ndezur, me fjalinë në mes. Kam një parim, të thadruar në kokë. Ma ka daltosur  edhe  gjyshi, edhe babai:” Për miqtë e mirë duhet të jeshë  gjithmonë gadi!”

Më tha se është pak  mërzitur. Miku im është shumë i sinqertë. Emocionet i shfaq vend e pa vend. Dje me thirri ushtarakisht se qe i gëzuar. Me kursimet e veta i  bleu nuses një paisje elektroshtëpijake. Sot, po ushtarkisht,me fton , për  të më tregua ndonjë shqetësim. Shkova në cep të tendes ku qe ulur.Pasi u  grushtuam, zura vend përbri tij.Kamarierin e urdhëroi nga larg, të na sillte dy kafe me bisht.

  • Paska qënë burrë i poshtër, ai pronari, që më shiti dje  paisjen,- shkarkohet me gotën e rakisë në dorë.- Më paska gënjyer për hak të qejfit tij,  në dëm të kuletës sime.
  •  Pse?-  e pyes  pasi e lagu fytin.
  • Kur i trgova gruas sa e kam blerë,ajo u gjindos për çmimin.
  • Dje të prosita disa herë. Kur  blen diçka për qejfë, mos e trego çmimin!
  • Edhe nuses mos t’ia tregoj?
  • Për ta  gëzuar, i  bërë dhuratë.  Gjindja i ngrejnë vlerat e dhuratave. Ti  je  mburrur  se e  bleva lirë! Me këtë  mburrje  e ke fyer nusen. O Dule mblidhe mendjen!
  •  Ju ekonomistëve nuk u kuptoj.

Ia kujtova fjalët e djeshme .Tregtari i ka bërë marketing mallit , si është e shkruar në libra .Për ankesën e çmimit të lartë, i ka dhënë të drejtë. Më pas ia ka përsëritur shqetësim. Kur e ka rrefyer   për herë të tretë  shqetësimin e Dules, fajet për çmimin lartë ia ka lënë  në shpinë të  shtetit ,për taksat, e tatimet e  shumta .Për ta bindur se nuk fiton, i ka ulur vlerën e mallit me dhjetë për qind. E ka bindur Dulen,  se po ja jep lirë.

  • Si të tha qerratai ? ”  Po ta jap me çmimin e  kostos, se po më dukesh burrë zotëri ,-dhe nuk e mbajta  më të qeshurën .-Filozofi  Niçe na ka  lënë një porosi:’ Për çmimet na japin informacion, për vlerën na gënjejnë.”
  • Nuk të kuptoj,- dhe Dulja më pa në sy, për të konstatuar nëse po bëja shaka.
  • Dule! A ke dëgjuar ndonjëherë, ndonjë tregtar, të deklarojë  se malli im është i keq?
  • Jo.
  • A ke parë në treg,  me  sytë tuaj mallra  gratis.
  • Jo.

U mundova t’i shpjegoj, se qejfë pa para nuk ka. Kur qejfi është maksimal, për paranë nuk të bie ndërmend . Eshtë e vertetë, që për shpenzimet ditore, kërkojmë te blejmë sa me lirë, por më kujdes. Domaten e tejpejkur , mund ta blesh lirë ,por për sallatë nuk bën.

  • Pse e nxjer në treg, kur nuk bën për sallatë?- më ndërpreu Dulja.
  • Se ka shitje. Amviset i blejnë,për t’i përdorur në gatimet e tyre të shijshme, dhe jo për sallatë.
  • Si më këshillon për rastin konkret?
  • Dule, je burrë në moshë.
  • E kam ndërmend t’i kthej mallin, dhe ta bëj qepaze tregtarin , që me gënjeu aq shumë dje.
  • Mendoj se nuk e ke mirë.
  • Pse?
  • Ta dha ai me zor, apo e bleve me deshirë?
  • Me mbeten sytë. E pe edhe vete sa e bukur,  e sa  praktike është.
  • Si mjeshtër në tregti, ai e ka parë dobësinë tënde për mallin. Kam frikë, se si të xhoroi  dje, ka për të mashtruar edhe sot, duke të ngjitur ndonjë mallë tjetër në dorë. Do t’i marri tëra kursimet e pensionit,o Dule ! - e më kapi një gaz i marrë.
  • Ti kërkon që unë të pranoj, se ai është më i zgjuar se unë? Kurrën, e kurrës nuk e pranoj !- me drejtohet Dulja me ton.
  • Nuk ka të bëjë me mençurinë. Eshtë pak i rëndë krahasimi .Edhe unë nuk do ta pranoja kurrën e kurrës ,që një cop tregtarë të jetë me i zgjuar se miku im i mirë, -e  pashë që u qetësua, se i erdhi buzëqshja në fytyrë.
  • E çfarë është?- me pyeti tërë sinqeritet.
  • Kemi të bëjmë me profesionalizmin.Ti ke qenë mjeshtër në artileri. Më ke  treguar kush e disa herë, që e çoje predhën gjithnji në objektin e caktuar.
  • Me se e vertetë.
  • Tregtari, si mjeshtër, predhën e ka dërguar te paratë tuaja, që mbaje në xhep. Ai është i vetmi objektiv i tij.
  • Po gruas si t’i  them, mor kulim?- më pyet Dulja buzagaz.
  • Mbushi mendjen  vetes, edhe gruas, pse e ke blerë  për  qejfë paisjen elektroshtëpika, nuk u more me çmimin. Pse e do shumë, e zgjidhe qesen. Për cilësinë e lartë  bëja reklamen, identik si ta bëri tregtari dje.Dje  pagove kafetë  me bisht me gëzim, se t’u duk se ishe me fitim. Sot , që ke  konstatuar humbje, kafet me bisht  m’i lër t’i paguaj unë!

Pagova në këmbë, dhe dolëm duke qeshur nga lokali .

Fatmir Lohja

Tiranë, më 22.09.2021

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat