Pak fjalë për poezinë e Syhejl Havollit.

Kultura

Pak fjalë për poezinë e Syhejl Havollit.

Nga: Remzi Limani Më: 23 shtator 2021 Në ora: 20:36
Syhejl Havoll

Poeti në fjalë, merret ngrykas por, edhe kacafytet me momentet nëpër të cilat përbirohet njeriu, për të kapërcyer mbi ngritjet e barrikadave të jetës, me të cilat takohemi të gjithë ne. Mbi këtë aksiomë, poeti nxjerrë thirrmat e njerzillëkut, për ta kuptuar edhe të pakuptueshmen, e cila porsi një fugë fëmijësh sillej përreth nesh.

Zërat që pikojnë këndshëm

Sikurse në librin "Maratona e këngës" dhe "Kënga e munguar", poeti rrah kambanat e një lirike të përqendruar brenda tij dhe përreth nesh, duke e shpalosur jetën, dhembjen dhe dashurinë si proces i vetë dhembjes, e cila atakon çdo njeri nëpër shtjellat e kohës, që në vetvete nxjerrë gjëmat e zërave që pikojnë nga çatitë e shirave të luleve, të ëmbël dhe të hidhur, krejtësisht të pastër dhe real, sikurse vjershërimet e shtruara në librat e përmendur, të cilët sapo i shfletova dhe jap kumtin e një oguri të bardhë në fushën e poezisë moderne.

Pra, horizonti i vjershërimit të z. Havolli, pa dyshim, na jep një pamje lucide, për ta kuptuar esencën dhe procesin e një kimie mendore të stërholluar dhe të gatuar nga lotët, dhembja, dashuria, si trion i pjekur në mendjen krijuese, e cila zbrazej nga mbushja nëpër kohë dhe momente ndër më të ndryshmet, me të cilat Syhejl Havolli, merret ngrykas por, edhe kacafytet me to, për të kapërcyer mbi ngritjet e barrikadave të jetës, me të cilat takohemi të gjithë ne. Mbi këtë aksiomë, poeti nxjerrë thirrmat e njerzillëkut, për ta kuptuar edhe të pakuptueshmen, e cila porsi një fugë fëmijësh sillej përreth nesh.

Pra, poeti respektiv, Syhejli, i këndon jetës dhe të bëmave... , sikur në një procesverbal, i fut dëshmitë e ndjenjave dhe rrokullisjet e gurëve, që herë - herë bëhen gurë Sizifi, herë - herë i bluan në barkun e tij dhe i prezanton si produkte të mendjes krijuese, sepse, dhembja nxjerrë lotin prej guri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat