Të kam borxh

Kultura

Të kam borxh

Nga: Sabiha Ahmetgjekaj Shala Më: 23 shtator 2021 Në ora: 20:42
Sabiha Ahmetgjekaj Shala

Jam bijë babai

që lotin fortë e shtrëngoj

Jam bijë nëne

që atë pikë gjiri në shpirt e shijoj

 

Jam motra e madhe

që hatrin e vëllazërisë pa dyshim e admiroj

Jam grua burri

që gjuhën e përbashkët e vlerësoj

 

Jam nënë e vajzave

që shpirti më digjet t'i lumturoj

Jam nënë e djemve

që në zemrën time thellë i mbaj

 

Jam edukatore brezash

që si qiriri shkrihem

dije t'ju dhurojë

 

Jam bijë Isniqi

që jeta më dukej

si histori e shpalosur

 

Jam bijë Ahmetgjekaj

në mes trungut të pemës

e brumosur

 

Jam bijë e Kosovës dardane

që t'i njohë plagët

e përgjakura ndër shekuj

 

Jam me prejardhje

nga Malësia e Madhe

forcën e mendjes e kam të hekurt

 

Damarët e trupit

më vlojnë gjak shkodrane

edhe nëse mishi më shkulej nga ashti

 

Jam mbesë gjyshi

që të kam borxh

pena ime veprat t'i pikturoj

 

Ndihem krenare

që gjenin tuaj e trashëgoj

Emrin gjysh e nxjerrë nga goja

edhe pse nga afër kurrë s'të njoha

 

Gjyshja Mejreme më rrëfente

zemrën mal për Ty gjysh ma bënte

Gjysh i kohës plisit

i tirqve e xhamadanit

 

I këngës kreshnike, i lahutës

pushkës dhe vatanit

I kullës gurit e i Bjeshkëve

të Roshkodolit

 

Burrë i odave Isniqas

pleqnarë me nam

që le pas vetes gjurmë të pashlyera

 

Jup Dema

mendje mprehtë

me intelekt të natyrës rrallë

 

Nëna Ryvë e zonja e shtëpisë

ndezur flakë oxhaku i kullës vjetër

Nga duart e saj të arta

 

është shtruar sofra

me bukë e krip e zemër

Djali i saj JUP DEMA

si azgan me kalë – shale

 

vërdallë malet ngjeshur

Veprimtar e burrë strateg

për çështje kombëtare i paepur

Veprat tua janë shkrirë në histori

 

Në "Lidhjen e Dytë të Prizrenit"

bujshëm janë lartësuar

Denjësisht një bagazh vlerash

i la pas gjyshi im për t'i jetësuar

 

Zogjtë e shqipes mbi kulla guri

Pushka e Jup Demës

si shtizë flamuri

 

Bjeshkë e male

kodra e brigje janë veshur

me petkun e trimërisë së Boletinit

Ku është përkundër djepi i lavdisë

 

Kënga dridhë telin e çiftelisë

Dushku i lisave

nga frymëzimi i trimave po  fërfullisë

 

Trim mbi trima, Isa Boletini

burrë shkëmborë i kohës egër të barbarize.

 

Ç'dashuri që vret shpirtin e dashuruar

( Pusho e qetë engjëllore Marigonë )

 

S'kam faj që u dashurova,

S'kam faj që ta fala zemrën time,

S'kam faj që Ti,

ndrydhe ndjenjat e mia,

S'kam faj që të fala gjithçka

që më fali Perëndia

 

Braktisa nënë e baba,

Braktisa motër e vëlla,

Për Ty, i pacipë u bëra therore

Mendjelehtë isha se të besoja unë Ty

 

E re, e papjekur për të rënë në dashuri,

Ah, bre nënë, si s'të pyesja Ty,

Çfarë mund të ndodh kur bie në dashuri

A është çdoherë lumturi apo sjellë edhe fatkeqësi

 

Ah, bre babi, si s'të dëgjoja Ty,

Këshillat prindërore t'i ruaj në kujtesë e thellë në shpirtë,

Të mësoja si të mbrohem nga dhuna e padrejtësitë,

Asgjë nuk ç'bëhet si më parë,

 

Kanë ikur shpresat e çdonjërit

që nga ai çast kur Marigona shpirt ka dhanë,

Ky emër i bekuar, i shkrirë në histori,

Marigona e Vlorës në pesë mijë lule e shartuar,

 

Qofsh lulja e fundit që të këputi ajo dorë e djallëzuar

Mallkuar qofsh, o përbindësh kriminel,

U bëfsh gurë e murë e qofsh i fundit vrasës i qenies femër,

Qofsh i fundit jetëmarrës i dashurisë që fal zemër,

 

Vajza, motra, nëna, mos ngurroni mendësinë për t'a ndryshuar,

Të ngrisim zërin para drejtësisë,

Të drejtat tona mos të shkelën nga dhunuesit,

Drejtësi e barazi të gëzojmë ashtu si e kundërta gjini,

 

Kemi përparuar dukshëm me teknologji,

Por nëse librat nuk shfletojmë,

Është gabim, nuk do përparojmë,

Ecim më kohën por edhe me traditat paralel,

 

Djem e vajza për t'i edukuar,

Pa dallime për t'i trajtuar,

Të angazhohemi edhe si shtet,

Për të investuar edukatë e kulturë më prioritet,

 

Se të rinjtë janë në rrugë të gabuar,

Mos t'i lëmë të kalojnë kufirin e padëshiruar,

Mësues, pedagog, psikolog, prindër e shoqëri,

Të dakordohemi në harmoni,

 

Një betim për t'a dhënë për çdo fëmijë,

Se të gatshëm jemi për të kontribuar,

Rini të shëndetshme për të kultivuar,

Të sfidohemi në çdo sakrificë

 

Se kjo rini është e ardhmja, botën për t'a ndritë,

Të krenohemi me rininë në çdo sferë jetësore,

E jo të vuajmë turp, ankth, e trishtime djallëzore,

E bukura Marigonë, engjëllore e nënës sate,

 

Shoqërohu në Parajsë më shoqet e të ngjashme vrasje,

Qofshi të lumtura në botën e përjetshme,

Ngushëlloheni me krenari njëra - tjetrën,

se kjo botë që e latë pas është e rrejshme

 

Të gjithë do vijmë tek Ju, sipas fatit të shkruar,

Në të dy botët e ndara asnjëherë s'duhet dorëzuar,

Stop dhunës ndaj gruas, t'i themi nga toka dhe qielli,

Të bekuar qofshim nga i madhi Zot,

 

Në të dy botët të gjejmë paqe, lumturi, dashuri e mirësi,

Të ndëshkohen dhunuesit që ndaj gruas sjellin fatkeqësi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat