Dashuria nuk blihet me para

Kultura

Dashuria nuk blihet me para

Nga: Ilir Muharremi Më: 26 shtator 2021 Në ora: 17:12
Libri

“Natën kur shtriheshim për të fjetur, të dy rrinim afër njëri-tjetrit, të ngjitur me shpinë. Shpesh e linim një hapësirë ndërmjet. “Do të doja të mos të të kisha thënë që po largohesha për në Itali.”, - më tha Maria. “Të kujtohet kur vishje atë fjongon e bardhë rreth qafës?”, - i thashë. Qeshi dhe hija e hënës që i binte mbi profil të fytyrës e bënte edhe më të bukur Marinë. U afrova afër jastëkut dhe e ndieja aromën e saj që vinte nga flokët. “Ajo ishte qaforja ime.”, - tha
lehtë ajo. “Po, më pëlqente ajo.”, - i tashë.

M’u kthye ai imazh i asaj qaforeje rreth qafës që e mbante Maria dikur. Ëndërroja me sy gjysmë të mbyllur. “Nuk shoh se mund të kthehemi prapë aty ku ishim.”, - i tashë. “Jo.”, - m’u përgjigj ajo. E ktheu kokën kah unë. “Por jam në rregull me këtë”. Nxori këto fjali nga buzët e saj të ëmbla. “Po, dhe unë.”, - ia ktheva. Dhe kështu u bëmë të varur...”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat