Sykuqi

Kultura

Sykuqi

Nga: Dibran Demaku Më: 2 tetor 2021 Në ora: 10:53
Dibran Demaku

I kishte sytë e skuqur.Dhe shikimin të shpërqëndruar.Kjo do të thoshte se natën e kaluar nuk kishte fjetur fare.Apo natën e kishte kaluar me shoqërinë e tij me raki dhe me femra.

Ma mori nga duart gazetën e ditës që e kisha blerë vetëm pak çaste më parë në kioskun përballë dhe zuri ta shfletonte.

-Shife,shife,shife!-dhe me sytë e skuqur-gjak dhe me shikim të shpërqëndruar po shihte nga unë dhe në fytyrë i lëvizte një nerv që tregonte nervozë të tepruar.

-Qëkur ke rifilluar të botosh shkrimet tua në gazetë dhe kush është ai idiot që ka guxuar ta bëjë këtë!-dhe më gazetën që mbante në duar përplasi duart mbi sipërfaqen e tavolinës.

Unë po e shihja me një indiferencë që deri në atë moment nuk e kisha njohur as vetë.

-Me ty po flas!-dhe zgjati hundën e zverdhur më të cilën më çiku faqen e majtë.
-E kuptoj se qenke i lodhur nga nata e kaluar dhe nuk e di se përse je nisur për në punë në këtë gjendje?
-Unë duhet të të marr ty në pyetje dhe jo ti mua!-dhe gazetën që mbante ende në duar filloi ta bënte shuk.
-Nuk ke se përse ta shkatërrosh gazetën sepse ajo është e imja!-dhe zgjata dorën që të ia merrja nga duart.
-Unë ta bërë një pyetje dhe t’i nuk më kthehen përgjigje andaj po të pyes sërish:qëkur ke rifilluar të botosh në gazetë ato shkarravinat tua?-dhe një dell krejt zi iu shfaq në ballë.
-Se pari shkrimet e Mika nuk janë shkarravina,por shkrime të zakonshme.Së dyti unë botoj shkrimet e mija kur të dua dhe në cilën gazetë a revistë që të dua.
-Ti i boton,por s‘të lëm në!-dhe një zgërdhirje e neveritshme ia përshkoi fytyrën.
-Domethënë ti paske qenë ai i cili për muaj më radhë nuk paske lejuar botimin e shkrimeve të mija?-duke e shikuar drejtë në sy.
-Jo unë,por parta…organet e sigurimit të shtetit!-dhe po dridhej si thupra në ujë të ftohtë.
-Dhe partinë…organet e sigurimit të shtetit do t‘i kesh ndihmuar ti.
-Ta merr mendja që i kam ndihmuar.Kunder nje armiku si puna jote ne duhet te jemi gjithmone vigjilent.

-A do te thuash me kete se ke qene pikerisht ti qe me ke denoncuar si armik te popullit tek organet e sigurimit te shtetit?

-Une vetem u kam sugjeruar organeve qe te te kene nen kontroll.

-Qekur keshtu?

-Qe nga atehere kur ti e fyeve udheheqesin e vendit me fjale prej rrugaqi!

-Qe nga atehere?

-Perse cfare mendove ti?

-Po ai tashme ka vdekur dhe edhe po te duam une e ti ta ngjallim nuk e ngjallim dot!

-Mbase per ty ka vdekur,por per mua ai jeton gjithmone ne zemren time!-dhe e shtrengoi anen e majte te gjoksit me duar qe i dridheshin.

-?!

-Ti ke qene armik atehere dhe i tille ke mbetur edhe tash! Vetem po habitem se perse nuk gjendesh prapa grilave!-dhe po me shihte tere inat.

-Do te thote se ti e deshiron me force burgosjen time?

-Natyrisht!Dhe keta idiotet e gazetes ende i botojne shkrimet tua.Shkrimet e armikut!

-E bejme nje ujdi si kusherinj qe jemi dhe e harrojme te kaluaren?-se si me doli nje si lutje nga gjoksi.

-Une me ty ujdi?Kurre!

-Po perse jo o kusho! A nuk jemi ne ata qe jemi rritur bashke? A nuk te kujtohet jeta jone e perbashket si femije e te ri kur hanim buken e njeri-tjetrit?

-Une bashke me ty,me armikun e popullit dhe te shtetit,kurre,asnjehere?!

-Po perse jo o njeri i perendise?!

-Sepse ti je armik dhe une jam betuar se tere jeten do te te ndjek derisa te te shkaterroj!-dhe heshti per pak caste.Pastaj si te kishte harruar te thoshte dic te rendesishme vazhdoi:Ti nuk di gje.Ti mendon se me mendjemadhesine tende do te behesh i barabarte me te tjeret,i barabarte me mua.Por kjo nuk do te ndodhe kurre.Une jam larte dhe ti poshte.Ti edhe po te duash te ngjitesh nuk ngjitesh dot.Sepse keshtu dua une!-dhe beri te ngrihej e te ikte.

-Ulu,ulu se nuk ke ku shkon.Autobusi nuk ka ardhur,dhe ne vend qe ta presesh perjashta,eshte me mire te rrish ne hollin e ngrohte te restorantit.

Me shikoi me nje lloj habie te pashpjeguar dhe u ul.U ul por heshtja e nder qe mbreteroi per pak caste sikur po na vriste me shume se vete fjalet.

-Ore si arrite qe te botosh serish shkrimet ne gazete?-pyeti me nje ze qe nuk ishte as kercenues dhe as dashamires.

-Arrita duke kerkuar te drejten time te mohuar.Dhe dolen ca njerez qe kuptuan te drejten time.

-Cilet jane ata?-dhe me shikoi me syte qe po i skuqeshin edhe me.

-C`te duhet ty se cilet jane ata?Apo mendon qe ti denoncosh edhe ata si armiq te popullit dhe te shtetit?!

-Ti po me kercenon mua?Ti armiku i ndyer?!

-Mbaje gojen,perndryshe nuk te duroj me.Nese te durova deri tash e bera nga fakti se jemi kusherinj dhe te nje gjaku!

-Une i nje gjaku me ty?! Kurre...Kurren e kurres!-dhe iku.Doli me vrap dhe me sy te skuqur gjak.Iku sykuqi dhe prapa la frike,ankth,makth...Sykuqi!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat