Poeti i shtatë

Kultura

Poeti i shtatë

Nga: Nexhat Halimi Më: 3 tetor 2021 Në ora: 13:15
Jusuf Gërvalla

Preka befas dhe në thellësi të vjetër poeti

siç ndrit në prozën unë e jo unë ai sy deti

asgjë s` është kurrë siç shihet veç iluzion mitik

krah i rrezes së zgjimit të besimit në shpirt

s`është veç kanjushë e verdhë mbi dubovik

ja pse fluturojnë e bien e digjen për pupël

e te kroi i rrënjës së gurit zgjohet veç flutur

të mbetet më pastaj dhembja e vetmuar

të mbetet zgjuar etja e ëndrra e përkryer

kanjushë e verdhë në fluturim mbi dubovik

t`i takojë hija e gjethit rrethit të ujit të liqenit

liria të çel aromë barit të fjetur të likenit

e ti mjegullës së bardhë gjithnjë vjen e ik

(botuar në libri “shtatë poet e një balerinë”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat