Kohë e pa kohë

Kultura

Kohë e pa kohë

Nga: Dibran Demaku Më: 3 tetor 2021 Në ora: 14:45
Dibran Demaku

Në kohën që jetojmë,kur gjithçka ka marrë rrokullimën nga interesi dhe e keqja,sikur e mira dhe e dobishmja na e ka lënë shëndenë.Dhe atë jo më pak se në të gjitha sferat e shoqërisë njerëzore.

Mbase kemi gjenerata më e „diskriminiuar“, sepse e kemi filluar jetë në një sisten tjetër(kur ishin vendosur rregulla dhe norma përtej të cilave nuk dilej) dhe tash kur gjithçka e ndërtuar më parë është shkatërruar,jo nga dikush tjetër,por pikërisht nga ne.

Sot e këtu gjithçka matet më interes dhe më para:nëse ke para je më i miri i shoqërisë,sepse të gjithë ata që të rrethojnë kanë unteres nga ty.

Paraja të bën të njohur dhe të dashur,dhe ti bëhesh edhe deputet,edhe artist,edhe poet e shkrimtar,edhe kompozitor e këngëtar…gjithçka bre gjithçka që ta do loçka e shpirtit.

Dhe ata që të rrethojnë të thurin lavdi e ti vetë kënaqesh dhe të duket vetja i madhërishëm,i paarritshëm!
Edhe kur shkruan keq(ti në të vërtetë nuk di të shkruash,por shkruan dikush tjetër për ty),ata që të rrethojnë shkruajnë vlerësime e recensione shumë pozitive,sepse ti i paguan ata me para.
Dhe jo vetëm kaq.Vlerėsime e recensione për veprën tënde shkruajnë edhe miqtë e të afërmit,duke ta bërë qejfin me josinqeritetin e tyre!
Dhe ty të rritet mendja dhe vazhdon të shkruash,sepse të tjerët e kanë vlerësuar veprën tënde.Miqtë dhe shokë të organizojnë edhe promovime të ndryshme,shpeshëherë edhe sipas porosisë.
Dhe jo vetëm kaq.Ti i thërret mjetet i informimit(gazeta,radio e tv)që vepra jote të ketë jehonë gjithandej…
Dhe ti vazhdon të shkruash e të shkruash:shkruan romane e poezi,sepse po i ha pazari.Dhe nganjėherë lavdërohesh se në krijimtari je krejt origjinal,sepse në jetën tënde nuk ke lexuar kurrë libër?!…

Autorit të këtij shkrimi i ra në duar një u ashtuquajtur roman,i shkruar keq,madje tepër keq.Krejt ngjarja e „romanit“ ishte një rrëfim në vetën e parë.Botuesi i „romanit“ e kishte ndarë në kapituj(kot)sepse ngjarja rrëfehej në mënyrë lineare dhe pa asnjë ndërprerje.Duke lexuar atë „roman“të krijohej një përshtypje e keqe dhe pyseje vetën:shkruesi apo shkruesja a ka lexuar ndonjëherë ndonjë roman të mirëfillt,pastaj a i di rregullat e të shkruarit të romanit.

Për më keq,vetë botuesi a do ta ketë lexuar fare atë „prozë“që në kopertinë i ka vërë emrin roman! Për më keq,të njejtin roman e nxjerrin në ekran të tv-së,dhe komentuesja e vlerëson si një të arritur të madhe në letrat shqipe?!
Mbase komentuesja as që e ka lexuar fare „romanin“,por porosia i ka shkuar si e tillë?!…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat