Sa i poshtër ky google!?

Kultura

Sa i poshtër ky google!?

Nga: Fatmir Lohja Më: 6 tetor 2021 Në ora: 07:11
Fatmir Lohja

Një pasdite ,pasi u largua vapa e gushtit ,xha Zaho, doli nga shtëpija. U nis me gëzim në drejtim te klubit të fshatit. Në muajin gusht, në fshat, për pushime vinë çunat nga kurbeti.Të veranda lokalit gjeti katër rinusha, qe qeshnin me zë të lartë . Në dorë mbanin telefona celularë. Sa e panë, u ngritën në këmbë. I afruan një karrike pranë tavolinës se tyre .Një krahinë e tërë ka respekt për xha Zahon.

Më gëzoni edhe mua, me humorin tuaj!- iu drejtua xha Zaho rinushave kur u rehatua në karrike.

Po eksplorojmë në google, xhaxha!- i tha njëri.

Çfarë është google, nipçe?

Po shohim në internet, - e sqaroi tjetri.- Ja shihe vet! E mos të qeshësh !

I tregoi një politikan me zë e figurë. Përpara katër vitesh ,nuk linte gjë pa sharë kryetarin e partisë, se nuk e futi në listat zgjedhore për deputet. I tregoi vidjon tjetër përpara dy-tre ditësh.Po i njëjti politikan,me thinja me shumë në kokë, të njejtin kryetarë partije e lavderonte në maksimum, pse e futi në lista,e u zgjodh deputet.” Konti krimit! Konti është miku im më i mirë! Konti është mbindyrësirë!” Për pesë vite jepte tre deklarata te ndryshme, i njëjti politikan, për të njëjtin kont. Rinushat, shih, e qesh me zë te lartë. Xha Zaho skuqej në fytyrë, kur shihte thënie kontraditore të gjelucëve , që kërkojnë të drejtojnë Shqipërinë.

Xhaxha, pse nuk po qesh si ne?- e pyeti një rinush, në një moment të rregullimit të frymëmarrjeve.

Si te qesh , o nipçe!? Këto që me tregoni ju janë turpje. Po ky kodosh google sa mirë i mbaka mend? - dhe xha Zaho e ndezi çibukun.

I treguan edhe video tjera.I shihte xha Zaho si të qeshurat e rinushave, edhe thëniet e derdimenëve politikanë.I bënte çudi. Si o, e shanin, dhe e lavderonin njëri-tjetrin pa ju skuqur fytyra asnjëçikë? Ka ardhur kohë e keqe, mendonte xha Zaho. Duhet të mendohesh mirë, përpara se të dalësh përpara kamerave. Google të fiksoka njëherë e përgjithnji,me të tëra,o me të tëra.

Zha Zaho!- Me të vërtetë u bë masakër zgjedhore, në votimet e fundit?- e pyeti më i gjati.

Nuk e di si do ta quani ju? Rruga për në fshat për herë të parë u shtrua me asfalt. Ne , si fshat ,ia dhamë votën atij, që na e shtroi rrugën, përpara votimeve. Partitë e ndryshme shumë na e premtuan asfaltimin e rrugës për tridhjetë vite. Sa merrnin votat, nuk u binte më ndermend të hidhnin një makinë asfalt në rrugë.

Sa mirë e keni bërë xha Zaho! Gëzuar! Ta festojmë rrugën, e cila këtë verë na solli me maç e me kuç, tërë emigrantët e fshatit, të shpërndarë anë kënd globit! - dhe simpatiku ngrit në këmbë, për të pirë dollinë e tij

Xha Zaho! Janë vjedhur votat ndonjëherë në fshatin tonë ? - e pyeti rinushi në krah, pasi çunat rizunë vend në karrike.

E dini historinë, spse katundi ynë përdor tre qylafë, me tre ngjyra të ndryshme?- e pyeti rininë plaku.

Na e trego xhaxha, paçka se diçka dimë edhe ne!- e cyti rinushi tjetër.

Gjyshi më tregonte , se në kohën e mbretërisë, Zyloja i Sanos vepronte në këtë mënyrë për të marrë votat në katundin tonë,-e nisi plaku.

Pse për mbiemër vini emrin e nenës?- nuk iu durua tjetrit.

Duro se do ta trego!, - dhe xha Zaho u bëri me shënja të mos e ndërprisin më, se kishte frikë, se mos e humbte fillin e historisë.

Zyloja mori si mbiemër, emrin e të sëmës, se babi e la pa lindur. Iku në Europë për të vënë pasuri . Se i ati Zylos qe Qenani . Nuk u kthye më në katund, e vazhdoi rrefimin plaku. Zyloja, kur u bë burrë, shiti çfarë pati, dhe u nis për Europë, për të gjetur të atin Pas shumë vitesh u kthye në Tiranë. E mori edhe Sanon pranë vetes.

Ndryshe nga Qenani, Zyloja një ditë erdhi në fshat. Kishte vënë kandidaturën për deputet. Në qendër të fshatit deklaroi se u kërkonte voten, si nipi tyre. Zyloja i kishte bërë hesapet në Tiranë, se sa vota i duheshin për t’u bërë deputet. Fshatarët u kënaqën kur e panë, por votat që u kërkonte nipi nuk i bënin dot. Kur mori premtimin se sa vota do i jepte fshati, Zyloja hapi thesin, që i solli shoferi. Fshatarët u habiten kur dolën nga thesi qylafë në ngjyrë të bardhë,te zi, të kuq. U befasuan, ku u tha atyre ,që i dhanë fjalën,se do të shkonin te votonin tre herë për nipin ,duke nderruar në kokë tre qylafet me ngjyra të ndryshme.

Zyloja e gjeti apo nuk e gjeti të anë?- nuk iu durua një rinushi, kur xha Zaho po mbushej me frymë.

Nuk e thashë kot më përpara: “ky kodosh google”.- e rinisi plaku.- Nuk të lëka shteg për fantazi. Ku ta dijë xha Zaho të vertetën? Gjyshi im me tregonte e se Zylajo, Qenanin e gjeti të vdekur, diku në minjerat e Europës. Katragjyshi yt,- i drejtohet plaku rinushit që i beri pyetjen,- e tregonte se Zyloja e gjeti Qenanin me fëmijë shumë, se qe martuar me një vajzë të vetme pasanike. Tani nuk e flas më asnjë fjalë, nga poshtërsitë e googles!

Rinia që në formë. Para nëpër xhepa mbanin mjaft, për të përballuar shpenzimet në klubin e fshatit. U ngritën shumë dolli. Xha Zaho nuk foli më, se nuk i beson atij kodosh googlli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat